×
  • Opinione
  • Opinione

    Manipulimet në media sociale: Botët dhe Trollët, kontaminuesit e sferës publike online

    FrontOnline
    16 Dhjetor 2021

    Numri i madh i pëlqimeve, komenteve apo shpërndarjeve nuk do të thotë që pasqyron numrin real të përfshirjes së njerëzve në atë interaktivitet

    Interaktiviteti në media sociale mund të jetë vetëm prodhim i komunikimit mes njerëzve. Në Facebook, Instagram apo Twitter mund të shohim postim që është shkruar nga një person që fshihet pas një profili të rremë, ose që nuk është shkruar fare nga një person. Gjithashtu, mund të shohim pëlqim, koment apo shpërndarje që janë bërë nga profile të rreme, apo nga programe të cilat krijojnë dhe menaxhojnë profile të rreme. Duke marrë parasysh përdorimin e madh të Facebook-ut në shoqërinë tone, por edhe të medieve sociale në përgjithësi, është shumë e rendësishme të jemi të vetdijshëm se në sferën publike online mund të shohësh postime a veprime të bëra nga një program i dirixhuar nga personi ose nga profile të rreme, pas të cilave qëndrojnë individë me identitet tjetër. Botët dhe Trollët janë dy mënyrat që mund të krijojnë iluzionin e popullaritetit të një politikani, këngëtari apo iluzionin e përhapjes së madhe të një informacioni a një teme të caktuar. Kjo mund t’i shtyjë njerëzit të mendojnë se, përderisa ai informacioni është kaq i përhapur, mund të jetë edhe i vërtetë, por në fakt, gjithçka është iluzion i krijuar nga bots ose trolls.

     

    Problemi i Botëve

    Profile të shumta në media sociale mund të jenë ‘Bot’, shkurtimisht për robotët. Këto profile programohen nga njerëzit dhe një njeri mund të menaxhojë qindra apo mijëra bots. Në Facebook ndodh të shohim përfshirjen në një postim të një politikani a të një personi publik edhe të profileve të dyshimta. Kjo ndodh që në mënyrë artificiale të krijohet interaktivitet në postime apo tema të caktuara, rrjedhimisht që ato të shihen nga numër më i madh i njerëzve. Gjatë periudhës janar – shtator të vitit të kaluar, Facebook-u ka bllokuar mbi 4.5 miliardë profile të bots ndërkohë gjatë vitit 2019, i kishte bllokuar mbi 5 miliardë profile të botëve.

     

    Problemi i Trollëve

    Për dallim nga Botët, prapa Trollët qëndrojnë njerëz të vërtetë dhe jo një program. Trollët janë profilet e rreme që menaxhohen drejtpërdrejt nga njerëzit, pra nuk ka reagim automatik apo programim të caktuar. Trollët janë ato profile që përfshihen në komunikimin online por nuk paraqesin identitetin e një personi, mund të jetë emër i rremë apo fotografi e marrë nga interneti. Kjo i bën Trollët edhe më të rrezikshëm, sepse mund të duken më të besueshëm dhe njëkohësisht, mund të jetë edhe më e vështirë që të dallohen se janë profile të rreme. Sikurse nëpërmjet Botëve, edhe Trollët më së shumti përdoren për të ndikuar në ndonjë diskutim online, në ndonjë postim apo mesazh. I tillë ishte rasti me komentet në një postim të Gazetës Blic kur Trollët u përdorën për t’i dhënë kahje edhe qëndrimit të opinionit për çështjen që e kishte ngritur media në postimin e saj, lidhur me reagimin e policëve nga aktivistëve të PSD-së. Përderisa shumë persona mendonin se policia kishte reaguar ashpër, të tjerë nëpërmjet Trollët përpiqeshin ta dominonin diskutimin duke u përgjigjur ‘jo’, në pyetjen e portalit.

     

    Trajtimi i Botëve dhe Trollëve

    Sfera publike online mund të kontaminohet nga profilet e rreme. Pavarësisht tentativave të gjigantëve si Facebook e Twitter për t’i luftuar botët dhe trollët, sërish numër i madh i profileve të rreme qarkullojnë në këto media sociale. Kjo shtron nevojën që gjithësecili të ketë kujdes që të mos manipulohet nga Botët apo Trollët, si dhe të ndihmojë në mënjanimin e tyre duke i raportuar si profile të rreme, sipas formës që e kanë rregulluar Facebook-u, Twitter-i apo mediet e tjera sociale. Pra, numri i madh i pëlqimeve, komenteve apo shpërndarjeve nuk do të thotë që pasqyron numrin real të përfshirjes së njerëzve në atë interaktivitet. Sfera publike online shpesh kontaminohet nga Botët dhe Trollët, profile të rreme që për qëllime të caktuara shfrytëzohen për të manipuluar bindjet e njerëzve.

    Për shkak të punimeve në rrjet në këto zona do ketë ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Opinione25 Prill 2024
    Burimi: The Financial Times (titulli origjinal: Don’t relax, Europe — the US hard right isn’t finished yet), Constanze Stelzenmuller. Në fundjavë, Kongresi...
    Opinione24 Prill 2024
    Nga: Lina Khatib / The Guardian (titulli origjinal: Iran seems like it’s in escalation mode – but all-out war with Israel is...
    Opinione23 Prill 2024
    Shkruan Hisen Berisha  Pas dështimit të serbëve për të realizuar të drejtën e tyre politike për të zgjedhur kryetarët e tyre në...
    Të tjera
    Vip25 Prill 2024
    Ylli Limani ka habitur me një sulm thumbues në rrjete sociale. Nuk dihet nëse fraza i dedikohet dikujt, apo mos ndoshta është...
    Vip25 Prill 2024
    Artisti shqiptar Liri Tahiri, i cili ka shkëlqyer së fundmi në tregun muzikor me hitet e tij si “Maybach”, “Bulena” dhe “Zemër”,...
    Lajme25 Prill 2024
    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku thotë për FrontOnline se ishte gabim përfshirja e VV-së dhe kryeministrit Albin Kurti në zgjedhjet presidenciale në...
    Lajme25 Prill 2024
    Deputeti i VV-së, Enver Haliti për FrontOnline ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve në Maqedoninë Veriore dhe reagimet nga Fronti Demokratik në drejtim...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Ndër arsyet më të rëndësishme për prerjet ilegale të pyjeve në Maqedoninë e Veriut janë menaxhimi i dobët i pyjeve, e deri...
    Sport25 Prill 2024
    Klubet e Ligës Premier janë përgatitur për një kaos të paparë pasi u zbulua programi i sezonit 2024/25. Skuadrat e elitës së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.