×
  • Lajme
  • Lajme

    Manaj: Qeveria ende pa kryesues të Komisionit për personat e zhdukur

    FrontOnline
    16 Qershor 2021

    Ish-kryetari i Komisionit për Personat e Zhdukur në Qeverinë e Kosovës, Ramë Manaj ka thënë se aktualisht ky komision ka mbetur pa kryesues.

    Manaj ka deklaruar se ky komision ka mbetur ka kryesues tash e disa muaj dhe shton se do ishte mirë që të emërohet dikush sa më parë pasi ka mjaft punë për t’u bërë rreth kësaj çështje.

    “Në fakt ligji nuk e specifikon kështu, ligji për të zhdukurit, neni 12 thotë se kryeministri e cakton kryesuesin e komisionit qeveritar por aty nuk përmendet afat mandatar, kjo nuk ka ndodhë që prej vitit 2008. Ka qenë koalicioni PDK-LDK dhe pas prishjes se koalicionit ka vazhduar të ushtroj detyrën e kryesusit të komisionit Prenk Gjetaj deri në shtatorin e vitit të kaluar”, tha Manaj në T7.

    Tutje ai tha se nuk dëshiron të lëshohet në komente politike por se e vërteta është e tillë dhe se çështja e të zhdukurve është një nga pasojat më të mëdha të luftës në Kosovë.

    “Në shtator të vitit që shkoi kam qenë këshilltar i kryeministrit Hoti, ai me një vendim më ka bart që të ushtrojë punët e kryesuesit të komisionit qeveritar, për katër-pesë muaj. S’ka kërku askush që unë të largohem, vendimi ka qenë i lidhur me mandatin e kryeministrit. Ende nuk është caktu kryesues, mendoj që është mirë që të cakohet dikush sepse nuk është mirë që të mbetet komisioni qeveritar për personat e pagjetur pa kryesues, ka shumë punë që duhet të vazhdohen”, tha Manaj.

    “Çështja e të pagjeturve është një proces i dhimbshëm, është ndër pasojat më të mëdha të luftës dhe do të vazhdoj derisa të gjendet edhe personi i fundit. Jo, nuk ka kryesues të këtij komisioni. Nuk do të doja të lëshohesha në komente politike por kjo është e vërteta”, shtoi ai.

    Kujtojmë se kryeministri Albin Kurti gjatë takimit që zhvilloi me presidentin serb Aleksandër Vuçiq në Burksel, mes tjerash kishte propozuar përjashtimin e kreut të delegacionit serb, Veljko Odaloviq, i cili sipas tij ka marrë pjesë në krime ndaj shqiptarëve.

    “Për çështjen e të pagjeturve, të të zhdukurve me dhunë, duhet larguar nga pozita që ka dhe duhet marrë në pyetje kreun e delegacionit serb, z. Veljko Odaloviq, i cili në vitet 1997-1999, ishte “naçelnik i qarkut të Kosovës”, dhe udhëhiqte me Kosovën e okupuar bashkë me z. Zoran Angjelkoviq”, ka thënë Kurti.

    Me rastin e Black Friday, 28 Nëntorit dhe 32 vjetorin e kompanisë, Petrol Company me çmime marramendëse në derivate dhe…
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti po vazhdon të tregojë disa nga të arriturat e shënuar gjatë qeverisjes së tij. Kurti ka publikuar...
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se kjo parti nuk do të heqë dorë nga themelimi i Komisionit...
    Lajme29 Mars 2024
    Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka reaguar Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratit, i...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Policia e Kosovës në dy raste të ndara, në tre rajone të ndryshme ka sekuestruar lëndë narkotike të dyshuara për kokainë dhe...
    Lajme29 Mars 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, kanë mendime të ndryshme sa i përket meritave për avancimin e Kosovës drejtë anëtarësimit në...
    Lajme29 Mars 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka goditur opozitën lidhur me investimet për blerje të sistemeve të armatimit, ku ka thënë se...
    Lajme29 Mars 2024
    Qeveria e Kroacisë ka nisur procedurat për njohjen e ndërsjellë të patentë shoferëve mes Zagrebit dhe Prishtinës. Kjo u bë e ditur...
    Lajme29 Mars 2024
    Në kuadër të rotacionit të madh në postet diplomatike të Bashkimit Evropian nëpër botë, Mirosllav Lajçak, që aktualisht është i dërguari i...
    Sport29 Mars 2024
    Boksieri shqiptar, Florian Marku është duke u përgatitur për meçin e së dielës, ndaj Chris Kongo. Dje në konfernecë për media dhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.