Seanca është caktuar të zgjasë dhjetë javë, ndërsa anëtarët e komisionit pritet të japin verdiktin e tyre në fillim të vitit 2025.
Rezultati i çështjes së veçantë ligjore të Man City kundër rregullave të transaksioneve të palëve të lidhura të Ligës Premier (APT) do të zbulohet në javët e ardhshme, duke mundësuar që seanca dëgjimore e 115 akuzave të zhvillohet më herët.
Sipas raportit, besohet se klubi ka arritur disa suksese në seancën e arbitrazhit. Blutë po përballen me rrezikun e rënies nga kategoria nëse vërtetohen akuzat më të rënda ndaj tyre.
Shkeljet e supozuara të rregullave përfshijnë mosdhënien e informacionit të saktë financiar për nëntë sezone, mosdhënien e detajeve të plota të pagës së Roberto Mancinit gjatë katër sezoneve që ai ishte në Etihad dhe mosdhënien e detajeve të plota të shpërblimit të lojtarëve gjatë gjashtë sezoneve.
Ata janë akuzuar gjithashtu për mosbashkëpunim me një hetim dhe dorëzimin e dokumenteve siç kërkohet gjatë pesë sezoneve.
Man City i ka mohuar akuzat dhe çdo keqbërje, duke thënë se ka ‘prova të pakundërshtueshme’ që do të pastrojnë emrin e tyre. /Telegrafi/