×
  • Lajme
  • Lajme

    Mamitë në vështirësi gjatë pandemisë, 46 të infektuara me koronavirus

    FrontOnline
    30 Gusht 2020

    Mamitë që punojnë nëpër maternitete në gjithë Kosovën janë transferuar në shërbime më emergjente që lidhen me trajtimin e pacientëve me COVID-19.

    Kryetarja e Shoqatës së Mamive të Kosovës, Magbule Elezi tregon për RTV Dukagjinin statistikat për numrin e mamive të prekura nga coronavirusi.

    “Deri më tani kemi 46 mami që janë të prekura nga COVID-19. Disa nga to tashmë janë shëruar ndërsa të tjerat mbeten ende raste aktive. Kemi edhe mami të tjera që janë të izoluara si pasojë e kontakteve me pacientët e prekur”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

    Elezi thotë se mamitë gjatë gjithë kohës janë në lëvizje në mënyrë që sipas saj të mos mbetet keq as shërbimi ndaj shtatzënave dhe lehonave.

    “Realisht unë punoj në kujdesin intensiv në Klinikën e Gjinekologjisë, por tash e disa javë jam në shërbimin në Intensiven Qëndrore ku trajtohen pacientët me COVID-19”.

    Elezi thotë se ka shumë mami që janë afër pensionimit dhe që rrezikojnë jetën e tyre por që ato nuk e kanë ndalur punën për asnjë moment.

    Ndërsa Melihate Rexhepi, kryeinfermiere në klinikën ku trajtohen shtatzënat me COVID-19 thotë se ka nevojë për një numër më të madh të stafit.

    Ajo thotë se deri më tani në këtë repart janë trajtuar 43 paciente dhe të njëjtat janë lëshuar në shtëpi në gjendje të rregullt.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Mars 2025
    Emisari amerikan për Misione të Veçanta, Richard Grenell, ka shpërndarë postimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama pas moslejimit të ish-presidentit Hashim...
    Lajme17 Mars 2025
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas moslejimit të ish-presidentit Hashim Thaçi për të marrë pjesë në varrimin e babait të...
    Lajme17 Mars 2025
    Nasim Haradinaj nga OVL e UÇK-së, ka thënë se Hashim Thaçi ka dalë triumfues. Ai shtoi se Thaçi do të dënohet nga...
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Mars 2025
    Prokuroria e lartë publike në Beograd ka hapur një hetim lidhur me shpalosjen e një flamuri me stemën e Ushtrisë Çlirimtare të...
    Bota/Rajoni17 Mars 2025
    20 pacientë janë ende në gjendje kritike dhe me djegie të shkallës së dytë dhe të tretë nga zjarri që kaploi diskotekën...
    Lajme17 Mars 2025
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me grabitjen që ka ndodhur sot në hapësirat e jashtme...
    Bota/Rajoni17 Mars 2025
    Ish-ministri i Ekonomisë në Maqedoni të Veriut, Kreshnik Bekteshi, është shoqëruar për në stacionin policor për t’u intervistuar lidhur me zjarrin në...
    Lajme17 Mars 2025
    Kandidati për deputet në radhët e AAK-së, Rasim Selmanaj ka reaguar në lidhje me vdekjen e babit të ish-presidentit Hashim Thaçit. Selmanaj,...
    Lajme17 Mars 2025
    Besian Mustafa nga Lidhja Demokatike e Kosovës, tha se partia e tij do të përdorë të gjitha mjetet demokratike për të mbrojtur...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.