×
  • Sport
  • Sport

    Malisheva, skuadra simpatike që po shkakton befasi në fillim të kampionatit, kapiteni Kryeziu synon daljen në Evropë

    FrontOnline
    16 Shtator 2021

    Dy fitore, një barazim dhe një humbje. Skuadra e Malishevës e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme edicionin e ri në Superligën e Kosovës në futboll.

    Klubi nga qyteti i vogël kosovar është themeluar pesë vite më parë, derisa pas një kampanje senzacionale edicionin e kaluar, sivjet po luan në elitën e futbollit kosovar, raporton FrontOnline.

    Edicionin e ri, Malisheva e ka nisur me dy fitore, një barazim dhe dy humbje, derisa befasinë më të madhe e shkaktoi në pasditën e djeshme.

    May be an image of 16 people and people standing

    Djelmoshat që drejtohen nga Arsim Thaqi e mposhtën në stadiumin “Fadil Vokrri” fituesin e Kupës së Kosovës, Llapi me rezultat bindës, 0:3.

    Kapiteni i Malishevës, Dren Kryeziu në një bisedë me FrontOnline u shpreh tejet i kënaqur me fillimin e edicionit të ri për skuadrën e tij.

    Ai shpreson se skuadra e Malishevës do të vazhdojë me këtë ritëm.

    “Kemi filluar siç është më së miri fillimin e kampionatit, për një skuadër të sapo-promovuar është një nisje e mbarë dhe shpresoj se do të vazhdojmë me këtë seri pozitive dhe të ecim me këmbë në tokë”, ka thënë mbrojtësi i Malishevës duke vazhduar:

    May be an image of 1 person, playing football, grass and text that says 'FIZI TERAPI Capital SH.P.K apital Invest UMAREKE PATRONI'

    “Të futemi ndeshje për ndeshje dhe rezultatet nuk mungojnë këtë angazhim si dhe puna që po e bëjmë po shpërblehet. Realisht nuk ka ndjenjë më të mirë se të debutojmë me këto rezultate pozitive me skuadër fantastike siç është Malisheva”.

    Kryeziu thotë se pritjet i kanë të mëdha derisa synojnë mesin e tabelës, por pse jo edhe daljen në Evropë.

    “E kemi pritur këtë fillim sepse kemi bërë një fazë përgatitore mjaft të mirë dhe normalisht kur je i përgatitur, i përballon çdo skuadreje. Synimet kuptohen se janë mesi i tabelës, por kështu si e kemi nisur, shpresojmë të mos ndalemi dhe pse jo ta prekim Evropën”, përfundoi të enjten për FrontOnline Dren Kryeziu.

    Ndeshjen e radhës, Malisheva e zhvillon kundër Feronikelit të shtunën në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë./FrontOnline/

    KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Sport23 Prill 2024
    West Ham është duke përgatitur ofertë për sulmuesin eFeynoordit, Santiago Gimenez, i cili është duke u ndjekur edhe nga Arsenali, Tottenhami dhe...
    Sport23 Prill 2024
    Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, ishte i gjithë buzëqeshur në konferencën për shtyp pas ndeshjes të ndjekur të hënën pas fitores 2-1...
    Sport23 Prill 2024
    New York Knicks ka shënuar fitore ndaj Philadelphia 76ers, 104:101. Kësisoj ata tani po udhëheqin 2:0 ndaj Phillyt në serinë e tyre...
    Të tjera
    Kronika23 Prill 2024
    Një burrë ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF-Kaçanik pasi që ishte therur me thikë. Sipas policisë, lëndimi dyshohet të ketë ardhur pas...
    Kronika23 Prill 2024
    Ka vdekur dje një grua në Rahovec. Sipas familjarëve të saj ajo është rrëzuar nga një lartësi prej 1.5 metra. Me vendim...
    Kronika23 Prill 2024
    Një burrë është gjetur i shtrirë në rrugë dhe pa shenja jete në Vushtrri. Sipas policisë, në vendngjarje ka dalë ekipi mjekësor...
    Kronika23 Prill 2024
    Policia e Kosovës u ka bërë thirrje drejtueseve të automjeteve që të kenë kujdes gjatë vozitjes pas fillimit të reshjeve të shiut...
    Kronika23 Prill 2024
    Dy policë kanë pësuar lëndime trupore gjatë protestës së djeshme në Gllarevë, ku disa persona kanë penguar punimet në rrugën Prishtinë-Pejë. Lidhur...
    Kronika23 Prill 2024
    Një 12-vjeçare është raportuar e zhdukur në Pejë. Rastin në polici e ka lajmëruar babai i saj i cili ka thënë se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.