×
  • Lajme
  • Lajme

    Malisheva përgatitet për dezinsektim kundër rriqrave

    FrontOnline
    06 Maj 2021

    Shtabi komunal për menaxhimin e situatës me endeminë e Etheve Hemorragjike Krime Kongo (EHKK) në Komunën e Malishevës, sot e ka mbajtur takimin e radhës, ku është shqyrtuar situata me EHKK dhe përgatitjet për fillimin e dezinsektimit kundër rriqrave, si njëra nga masat parandaluese për luftimin dhe parandalimin e EHKK.

    Në këtë takim, ishin të pranishëm nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, drejtori për shëndetësi, Liridon Hoti, drejtor për mbrojtje dhe shpëtim, Hafir Rexha, koordinatori i shtabit, Halit Mazreku dhe përfaqësuesi i kompanisë që do të bëjë dezinsketimin në territorin e Malishevës.

    Në këtë takim, u vlerësua se situata është e qetë aktualisht dhe në kontroll të plotë, por për mbajtjen e në kontroll të kësaj situata, duhet të merren edhe masat parandaluese, të cilat janë kompetencë e komunës. Për këtë qëllim, janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e fushatës së dezinsektimit, e cila pritet të filloj së shpejt.

    Edhe në këtë takim, shtabi komunal emergjent, ka shprehur pakënaqësinë lidhur me mos zhvillimin e procesit të repelimit të kafshëve, që është kompetencë e Ministrisë së Bujqësisë, përkatësisht Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, që tani e tri vite me radhë nuk janë duke e realizuar repelimin e kafshëve, e që konsiderohet si masa më efektive në luftimin dhe parandalimin e EHKK.

    Me ofertat e “Sharr Travel”, vetëm sot 300 qytetarë udhëtojnë drejtë Shqipërisë
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar kryeministrit të vendit, Albin Kurti, i cili sot përmendi 11 vjetorin e...
    Lajme19 Prill 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka publikuar foto nga ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59’të të Policisë së Kosovës. Osmani ka thënë se...
    Lajme19 Prill 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka miratuar listat e qendrave të votimit ku pritet që më 21 prill të votohet “për” apo...
    Të tjera
    Lajme19 Prill 2024
    Sot bëhen 11 vjet nga Marrëveshja e 19 prillit e vitit 2013 mes Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri Albin Kurti ka përkujtuar  nënshkrimit...
    Lajme19 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur rreth procesit të referndumit që të dielen e 21 prillit pritet të mbahet në komunat...
    Lajme19 Prill 2024
    Kryetarët shqiptarë të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës do t’i sigurojnë vetes së paku një vit qeverisje të...
    Lajme19 Prill 2024
    Një vendim historik e ka cilësuar deputeti ukrainas Oleksej Gonçarenko, votën e Asamblesë Parlamentare pro Kosovës në Këshillin e Evropës. Në një...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një tërmet i fortë ka goditur mëngjesin e kësaj të premteje Turqinë. Mediat turke raportojnë se, tërmeti ka qenë me magnitudë 5.6,...
    Lajme19 Prill 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroin e kombit, Sali Çekaj në 25-vjetorin e rënies. Haradinaj...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.