×
  • Lajme
  • Lajme

    Maliqi: Thaçi në politikë të jashtme dhe në hapa shtetformues është i pakrahasueshëm

    FrontOnline
    18 Shkurt 2025

    Politologu Agon Maliqi ka vlerësuar lartë figurën e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

    Ai ka bërë me dije se në politikë të jashtme dhe në hapa e tij shtetformues ai është i pakrahasueshëm.

    Në profilin e tij në “Facebook”, Maliqi ka shkruar se Thaçin si djalë të ri nuk e karakterizuar vetëm guximi për të qenë ndër prijësit e luftës.

    Sipas tij, Thaçi mbi të gjitha kishte pjekurin e nevojshme për të kuptuar interesat e Kosovës.

    “Thaçin e kemi kritikuar pa fund atëherë kur duhej për qeverisjen e brendshme. Por në politikë të jashtme dhe në hapa shtetformues është i pakrahasueshëm. Si djalë i ri ai e pati jo vetëm guximin për të qenë ndër prijësit e luftës, por mbi të gjitha e pati pjekurinë dhe guximin për ta kuptuar peshën e Rambujesë dhe për ta shtyrë krahun e luftës (e me ta gjithë shoqërinë) drejt paqes dhe shtetndërtimit të bazuar në aleanca – gjë që edhe e penalizoi politikisht, sepse nga kampi politik ku vinte ishtë më e lehtë që t’i shitej popullit folklor patriotik sesa “flamuj lara lara”.”, ka shkruar Maliqi, duke përmendur elemente tjera dalluese të figurës së Thaçit.

    “Ekspozimi ndërkombëtar dhe përvoja bënë që ai ta kuptonte me kohë dhe më mirë se shumëkush tjetër ndryshimin e kontekstit gjeopolitik në dëm të perëndimit dhe të insistonte në zgjidhje përfundimtare me Serbinë por – edhe me fajin e tij dhe të arrogancës së të qenit i fortë – nuk ia doli. Kështu Kosova prej vitit 2014 e humbi një dekadë me iluzione populliste – e paaftë që mllefin me keqqeverisjen dhe polarizimin e brendshëm të mos e kthente edhe në agjendë vetëshkatërruese të jashtme. Prandaj edhe u cungua këtu ku është: pa partneritete funksionale strategjike, paranojake dhe vajtuese, e vetëkënaqur në izolim, si përtypëse e uritur e mashtrimeve optike që “dinjitetin” dhe “sovranitetin” e shesin si opium, ndërkohë që themelet që e mbajnë shtetin po gërryhen”, ka shkruar Maliqi.

     

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme23 Mars 2025
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit nesër do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të...
    Lajme23 Mars 2025
    Bernard Nikaj nga PDK ka qenë këtë fundjavë në Sarajevë, ku me ftesë nga Instituti i Demokratëve Evropianë ka marrë pjesë në...
    Lajme23 Mars 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas paralajmërimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për rritjen e çmimit të rrymës...
    Të tjera
    Sport23 Mars 2025
    Sonte (e diel) do të ketë ndeshje spektakolare në kuadër të çerekfinaleve në Ligën e Kombeve. Tetë Kombëtare të mëdha evropiane si...
    Lajme23 Mars 2025
    Një person është arrestuar në Zubin Potok të shtunën, pasi në gjendje të dehur në një kafiteri kishte goditur me një shishe...
    Lajme23 Mars 2025
    Pas dyshimeve për keqpërdorime e qindra mijëra eurove të Këshillit të Bashkësisë Islame në Prishtinë, BIK ka njoftuar se sot do të...
    Lajme23 Mars 2025
    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka folur për FrontOnline, rreth punës katër vjeçare të presidentes, Vjosa Osmanit. Kadrijaj, potencon se si deputete...
    Lajme23 Mars 2025
    Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar 2 mijë e  110 tiketa trafiku. Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur...
    Lajme23 Mars 2025
    Edhe pak ditë bëhen katër vite kur në pozitën e parë të shtetit është zgjedhur Vjosa Osmani. Ish-deputetja femër më e votuar...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.