×
  • Lajme
  • Lajme

    Maliqi: Rama po tenton ta nxjerrë nga ngërçi skenën politike të Kosovës

    FrontOnline
    08 Qershor 2023

    Analisti politik, Agon Maliqi,  ka diskutuar lidhur me Draft – Statutin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë të cilin e ka propozuar të enjten kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

    Ai ka theksuar se ky propozim vjen nga serioziteti i situatës dhe përgjegjësisë së Shqipërisë si vendi i NATO-s, duke besuar se Rama ka ndërhyrë në këtë mënyrë për shkak të bindjes së tij se mosveprimet në Kosovë mund të kenë pasoja të mëdha.

    “Mendoj se shumica kemi qenë të befasuar, por kjo e ilustron seriozitetin e situatës. Duhet ta kemi parasysh se Shqipëria është vendi i NATO-s, ka një përgjegjësi dhe pritshmëri nga aleatët dhe partnerët ndërkombëtarë që ta luaj një rol në situatën në veri. Deri tani ka mbajtur një lloj distance dhe e ka respektuar Kosovën që t’i prijë këtij procesi”, ka thënë ai.

    Maliqi ka vlerësuar se kryeministri Rama nuk do ta kryente këtë veprim pa qenë i sigurt për pasojat që mund të ndodhin.

    “Mendoj që është bindje e bazuar në informacion, pra nuk besoj që zoti Rama do ta bënte këtë gjë pa qenë i bindur nga informatat, thashë se Shqipëria është vend i NATO-s, ka komunikim të vazhdueshëm, dhe ka një lloj përgjegjësie. Dhe gjithë këto që janë folur në ditët e fundit mbi pasojat e mundshme ndaj Kosovës, kryeministri Rama i ka vlerësuar si të besueshme dhe në bazë të informatave që i ka, dhe e ka parë të nevojshme që nëpërmjet  këtij veprimi ta nxjerrë prej ngërçi skenën politike të Kosovës, në të cilën e kemi futur vetën”, ka thënë Mlaiqi në emisionin FIVE.

    Ai ka thënë se Shqipëria ka komunikim të vazhdueshëm me NATO-n dhe ka një përgjegjësi ndaj aleatëve dhe partnerëve ndërkombëtarë.

    “Pra duke filluar nga Qeveria e cila ka një vjet që nuk sjellë draft të Asociacionit, njëkohësisht edhe opozita e cila ndoshta nga frika e reagimeve politike se mos po del kundër kryeministrit është e heshtur. Dhe mendoj që Rama e ka marrë këtë nismë që të qarkullojë një dokument mbi të cilin mund të flasim”, ka deklaruar tutje ai.

    Maliqi gjithashtu ka vlerësuar se Rama ka marrë këtë veprim bazuar në informacione të besueshme dhe e ka parë të nevojshme për ta çuar Kosovën larg nga ngërçit politik.

    Në përfundim, Maliqi ka theksuar se shqetësimi kryesor është lufta në Ukrainë dhe dëshira për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit. Ai ka thënë se edhe Shqipëria e shikon në këtë kontekst intervenimin e saj në çështjen e Statutit të Asociacionit.

    Bigbrother Vip Kosova dhe Bigbrother Vip Albania në Artmotion
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit (shofer i kamionit) për shkaktimin e një aksidenti...
    Lajme23 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë, të martën ka shpallur aktgjykim dënues për nëntë të akuzuar për bixhoz të paligjshëm dhe shpëlarje parash, duke...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca priti në takim anëtarët e Komisionit të Senatit për Punë të Jashtme, Siguri dhe Mbrojtje...
    Të tjera
    Sport23 Prill 2024
    Ka pasur një ndryshim të madh rregullash përpara nisjes së Kampionatit Evropian “Gjermani 2024”, nga i cili mund të përfitojë masivisht kombëtaret...
    Vip23 Prill 2024
    Edhe pak javë kanë mbetur nga nisja e festivalit UNUM Festival, por më 27 prill në Zone Club do të mbahet “UNUM...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Shqipëria ka një trend pozitiv sa i përket demografisë së saj. Në garën globale të popullsisë, vendi ka një raport më të...
    Vip23 Prill 2024
    Meritoni dhe Graciano kanë pasur një debat të tensionuar gjatë ditës së sotme. Ishte balerini ai i cili e filloi këtë debat,...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Inteligjenca perëndimore i ka parandaluar të paktën 10 sulme xhihadiste nëpër Evropë më 2023, ka thënë agjencia holandeze e inteligjencës, AIVD, të...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim anëtarët e Komisionit të Senatit për Punë të Jashtme,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.