[wp-story]

Lajme

Maliqi: Posti i presidentit, s’do të duhej t’i takonte asnjë partie!

Maliqi: Posti i presidentit, s’do të duhej t’i takonte asnjë partie!
23:23 | 17 Dhjetor 2019

Posti i presidentit, ka lënë pezull mos formimin e qeverisë. Ani pse më shumë se dy muaj nga zgjedhjet parlamentare, dy subjektet politike që dolën të parat, s’po arrijnë të bëjnë një marrëveshje.

Por, analisti politik, Shkëlzen Maliqi, përmes një shkrimi të publikuar në Facebook ka thënë se në esencë posti i presidentit nuk do të duhej t’i takonte asnjë partie, sepse sipas frymës së Kushtetutës, në momentin që propozohet cilido kandidat ai nuk duhet të jetë anëtar partie, cilado qoftë ajo, ose të paktën duhet të jetë i dorëhequr nga partia.

“Në këtë kuptim posti i presidentit në vitin 2021, assesi nuk mund të jetë i LDK-së. Dhe këtë nuk mund ta pretendojë as sot. Mund të kërkojë përparësi në propozimin e kandidatit apartiak dhe koncensual për president, kjo është e arsyetueshme.

Nëse LDK-ja pat bërë pataprakisht pazarin me PDK-në që Hashim Thaçit t’i rezervohet zgjedhja për president, sot nuk e ka partnerin që bën keso pazare, kështu që do ta kishte më mirë të kënaqet me ndarjen e dakorduar të posteve sesa të rrezikojë përsëritjen e zgjedhjeve, në të cilat mund të dalë shumë me keq se me 6 tetor”, ka shkruar Maliqi.

Kujtojmë që as takimi i fundit i realizuar të shtunën në mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës nuk solli ndonjë ndryshim sa i përket marrëveshjes.

Krejt çfarë u dakordua, ishte se takimet do të vazhdojnë./Front Online/

Benzinë vetëm 1.05 euro në Petrol Company e shumë zbritje tjera në “Be Happy Restorant” dhe Market

Të tjera