Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi ka vendosur të përdorë flamurin kombëtar shqiptar si simbolin e tyre në Mal të Zi.
Qeveria malazeze dha pëlqimin e saj rreth përdorimit të flamujve, himneve dhe ditëve të festave kombëtare të komuniteteve, raporton vijesti.me.
Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi ka vendosur të përdorë flamurin kombëtar shqiptar – shqiponjën e zezë dykrenare me sfond të kuq.
Si stemë – shqiponjën e zezë dykrenare mbi të cilën është përkrenarja e heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut si dhe himnin “Rreth flamurit të përbashkuar”.
Gjithashtu është raportuar se 28 Nëntori – Dita e Flamurit Kombëtar – është caktuar si Dita e Festës Kombëtare të Shqiptarëve në Malin e Zi.
Ndryshe, Këshilli Kombëtar Kroat në Mal të Zi do të përdorë flamurin dhe stemën e Republikës së Kroacisë gjersa Këshilli i Romëve në Mal të Zi, ka vendosur të përdorë flamurin kaltër e gjelbër të miratuar në vitin 1971.

Të tjera
-
08:34 | 18 Gusht 2022
-
08:28 | 18 Gusht 2022
-
08:17 | 18 Gusht 2022
-
08:13 | 18 Gusht 2022
-
08:05 | 18 Gusht 2022
-
07:41 | 18 Gusht 2022
-
07:37 | 18 Gusht 2022
-
07:34 | 18 Gusht 2022
-
07:29 | 18 Gusht 2022
-
07:27 | 18 Gusht 2022
-
07:24 | 18 Gusht 2022
-
07:22 | 18 Gusht 2022