×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Mali i Zi dhe Serbia dëbojnë ambasadorët e njëri-tjetrit

    FrontOnline
    29 Nëntor 2020

    Qeveria në shkuarje e Malit të Zi ka shpallur ambasadorin e Serbisë person të padëshiruar (non grata) dhe i ka kërkuar që të largohet nga shteti, ka njoftuar Ministria e Jashtme më 28 nëntor.

    Serbia është përgjigjur disa orë më vonë duke e shpallur ambasadorin e Malit të Zi, po ashtu person të padëshiruar dhe duke e dëbuar nga shteti.

    Ministria e Jashtme e Malit të Zi ka cituar “ndërhyrjet e vazhdueshme në çështjet e brendshme të Malit të Zi” si arsye për marrje të këtij vendimi.

    Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme është thënë se ambasadori serb, Vladimir Bozhoviq “ka treguar jorespekt direkt” për Malin e Zi, duke e përshkruar vendimin e vitit 1918 për t’iu bashkuar atëbotë Mbretërisë së dominuar nga Serbia si akt “të çlirimit” dhe “vullnetit të lirë” nga malazezët.

    Parlamenti i Malit të Zi e ka shpallur këtë vendim si të pavlefshëm më 2018, duke thënë se i ka hequr Malit të Zi sovranitetin e vet.

    Në deklaratë është thënë se komentet e Bozhoviqit më 27 nëntor kanë qenë “të papërshtatshme me standardet e zyrës diplomatike”.

    Ministria e Jashtme e Serbisë ka njoftuar përgjigjje reciproke.

    “Për shkak të shpalljes së ambasadorit të Serbisë në Malin e Zi, Vladimir Bozhoviq, person të padëshiruar, Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë ka vepruar në mënyrë reciproke”, është thënë në deklaratën e kësaj ministrie.

    Mediat shtetërore ka raportuar se ambasadorit malazez Tarzan Millosheviq i është kërkuar të largohet nga Serbia brenda 72 orëve.

    Mali i Zi vazhdon të jetë thellësisht i ndarë në mesin e njerëzve që kërkojnë lidhje me aleatët tradicionalë, Serbinë dhe Rusinë, si dhe ata që e shohin Malin e Zi si shtet të pavarur, të lidhur me Perëndimin.

    Mali i Zi dhe Serbia kanë qenë pjesë e një shteti të përbashkët deri para mbajtjes së referendumit për pavarësi më 2006, që ka rezultuar me ndarje të Malit të Zi nga Serbia.

    Ky shtet tani do të drejtohet nga një koalicion pro-serb, që pritet të votohet gjatë seancës parlamentare javën ardhshme.

    Partia më e fuqishme e koalicionit është Fronti Demokratik.

    Megjithatë, partnerët e saj insistojnë që Mali i Zi të vazhdojë rrugën pro-Perëndimore.

    Ky ndryshim e ka lënë Partinë Demokratike të Socialistëve të drejtuar nga presidenti Millo Gjukanoviq jashtë pushtetit për herë të parë pas gati 30 vjetëve.

    Partia e tij, që është mposhtur në muajin gusht, ka udhëhequr shtetin drejt pavarësisë nga Serbia dhe drejt NATO-s më 2017.

    Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Përpjekjet globale të imunizimit kanë shpëtuar të paktën 154 milionë jetë në 50 vjetët e fundit, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH),...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Nënkryetarja e KSHZ-së Ditmire Shehu ka njoftuar se është shënuar rritje e daljes së votuesve në krahasim me zgjedhjet presidenciale të vitit...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Qytetarët e Maqedonisë së Veriut sot i janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e vendit. Ekipi i Klan Kosovës,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Ushtria izraelite ka bërë të ditur se avionët luftarakë izraelitë dhe artileria kanë goditur rreth 40 objektiva të Hezbollahut në një fshat...
    Lajme24 Prill 2024
    Deputetja e Parlamentit finlandez, Tytti Tuppurainen, e cila është edhe kryesuese e Grupit të Miqësisë ndërmjet Kosovës dhe Finlandës e ftuar ka folur...
    Lajme24 Prill 2024
    Zëdhënësi i Presidencës, Bekim Kupina, i ka reaguar deputetit të Kuvendit të Kosovës dhe kreut të AKR-së, Behgjet Pacolli, pasi ky i...
    Lajme24 Prill 2024
    Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministren...
    Sport24 Prill 2024
    Prishtina i është bashkuar Ballkanit në finalen e Kupës së Kosovës në futboll. Kjo pasi të mërkurën e ka eliminuar Dritën në...
    Lajme24 Prill 2024
    Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka dhënë një përgjigje në reagimet e deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.