×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Mali i Zi, arrestohet kryetari i Komunës së Ulqinit dhe katër bashkëpunëtorët e tij

    FrontOnline
    18 Janar 2021

    Policia në Mal të Zi, të hënën arrestoi kryetarin e Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, dhe katër bashkëpunëtorët e tij, zyrtarë të qeverisjes vendore.

    Policia nuk ka njoftuar zyrtarisht për këtë rast, por ZëvendësKryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq në llogarinë e tij në Twitter, vuri në dukje, se arrestimi u bë për shkak të punësimeve partiake.

    “Kryetari i Ulqinit dhe i degës lokale të Partisë Demokratike të Socialistëve është arrestuar, së bashku me disa zyrtarë të tjerë. Arsyeja: punësimi partiak”, tha Abazoviq.

    Abazoviq poashtu tha se qeveria “është e vendosur për t’iu dhënë fund të gjitha abuzimeve”.

    Për arrestimin në fjalë reagoi Partia Demokratike Socialiste e presidentit aktual Milo Gjukanoviq, e cila përmes një reagimi kërkoi nga Gjykata të zbatojë Ligjin dhe Kushtetutën e Malit të Zi.

    “Presim nga Gjykata një qasje të balancuar sipas Ligjit dhe Kushtetutës dhe të mos bije nën ndikimin e trysnive dhe urdhrave të strukturave të caktuara politike”, thuhet në reagim.

    Nga zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2018, pushtetin në Ulqin e mban koalicioni i gjerë, i udhëhequr nga Partia Demokratike e Socialistëve, e cila ishte në pushtetin e Malit të Zi dhe nga koalicionet e forcave politike shqiptare./voa

    Artani: Stresi e Andi u gëzuan për ndarjen e Julit, s’duhet t’iu gëzohesh fatkeqësive të të tjerëve (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Është bërë dorëzimi i parë i avionëve luftarakë të tipit "Rafale" që Kroacia ka blerë nga Franca. Gjashtë nga 12 avionët e...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Policia federale e Gjermanisë ka arrestuar një çift në aeroportin e Dortmundit të mërkurën. Në gusht të vitit 2009, Gjykata Rajonale e...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Mijëra fluturime në Francë dhe Evropë u anuluan më 25 prill, për shkak të grevës të kontrollorëve të trafikut ajror në Francë....
    Të tjera
    Sport25 Prill 2024
    Dje (e martë), drejtori sportiv i klubit Drita, Valon Zymberi, së bashku me disa shokë apo të afërt të tij ka sulmuar...
    Lajme25 Prill 2024
    Për herë të parë, Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka siguruar pajisjen për diagnostikim dhe menaxhim të llojeve të ndryshme të kancerit,...
    Sport25 Prill 2024
    Carlo Ancelotti thotë se Xavi Hernandez e mori vendimin e duhur për të qëndruar në Barcelonë. Trajneri spanjoll e zyrtarizoi sot vendimin...
    Vip25 Prill 2024
    Dy beqarë që u dashuruan brenda Big Brother Kosovës në dy fate të kunderta janë parë bashkë në Tiranë. Vivien Thano ka...
    Vip25 Prill 2024
    Teksa produksioni ka bërë të mundur që çifti i cili ndodhet në suitë të lexojë mesazhe të ardhura për ta nëpërmjet ‘Big...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Mijëra fluturime në Francë dhe Evropë u anuluan më 25 prill, për shkak të grevës të kontrollorëve të trafikut ajror në Francë....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.