×
  • Lajme
  • Lajme

    Makshana nga IKD: Institucionet të mos udhëhiqen nga persona që kanë probleme me ligjin

    FrontOnline
    21 Mars 2023

    Mos dënimin e zyrtarëve të lartë e ka përmendur edhe Lavdim Makshana nga Instituti i Kosovës, për Drejtësi.

    Makshana, pos kësaj ka përmendur edhe shkaqet tjera që po ndikojnë që Kosova të përmendet në vazhdimësi në raportin e DASH-it sa i përket korrupsionit.

    “Se nuk ka rezultate në këtë drejtim e dëshmon edhe fakti se ende nuk ka një vendim dënues të formës së prerë, me burgim efektiv, ndaj zyrtarëve të profilit të lartë. Mungesa e profesionalizmit të gjyqtarëve dhe prokurorëve,  administrimi jo i mirë i hetimeve dhe gjykimeve dhe arsye të tjera kanë bërë që shumë raste të mëdha të mos arrijnë të marrin një epilog përfundimtar tash e disa vite. Problem është edhe qasja e prokurorisë në hetimin e rasteve të korrupsionit. Raportet e IKD dëshmojnë mënyra e hetimit në Prokurori më tepër i ngjanë një hetimi administrativ se sa një hetimi penal për korrupsion. Po ashtu, problem i vazhdueshëm është edhe zvarritja e madhe e lëndëve të korrupsionit duke shkaktuar edhe vjetërsimin  e tyre dhe pamundësinë për të marrë një vendim meritor mbi fjalinë e tyre”, ka thënë Makshana për Front Online.

    Ai, ka treguar se çfarë duhet të bëjnë institucionet e vendit në mënyrë që kjo pikë të mos përmendet si problem serioz në raportin e DASH-it.

    “IKD në vazhdimësi ka kërkuar që institucionet publike të udhëhiqen nga zyrtarë që nuk kanë probleme me ligjin. Por që fatkeqësisht edhe gjatë qeverisjes së Vetëvendosjes ka vazhduar kjo praktikë negative. Udhëheqja e institucioneve të ndryshme nga persona të cilët kanë probleme me ligjin në kuptim në dënimeve të formës së prerë apo edhe aktakuzave aktive e zbeh besimin e publikut në këto institucione dhe besimin e publikut në drejtshmërinë e proceseve gjyqësore ndaj këtyre zyrtarëve”, është shprehur Makshana.

    Për raportin e DASH-it, ka folur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ku ka thënë se gjetjet e raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASh), do t’i adresojnë me shumë seriozitet.

    Kreu i Qeverisë ka thënë se Kosova ka shënuar progres në luftën kundër korrupsionit, ndonëse ky raport e vlerëson të kundërtën./Front Online

     

    Shuplaka nga DASH-i/ Ka korrupsion, por mungon vullneti politik për ta luftuar

    KEDS njofton për punimet në rrjet, në këto vende do të ndalet rryma
    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2024
    Ish-diplomati Blerim Canaj, ka deklaruar Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), janë duke garuar për vendin e...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, Andin Hoti e sheh shumë të rëndësishëm anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Hapi...
    Lajme28 Mars 2024
    Lidhur me situatën e grave në Kosovë, Valdete Idrizi, aktiviste e të drejtave të njeriut, feministe dhe aktiviste e paqes, ka theksuar...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, e ka publikuar agjendën zyrtare për sesionin pranveror. Në agjendë është e konfirmuar edhe diskutimi për...
    Lajme28 Mars 2024
    Qytetarët e katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës në dy ditët e fundit janë “befasuar” nga faturat për energjinë...
    Lajme28 Mars 2024
    Ish-kreu i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa për Front Online tha se nuk mund të ketë eskalim të situatës në...
    Lajme28 Mars 2024
    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se ndjehet krenare për partinë e saj e cila zgjodhi Besianë Musmuratin...
    Lajme28 Mars 2024
    Nëse Dritan Abazoviq do të ishte ende kryeministër, Mali i Zi nuk do të votonte kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e...
    Lajme28 Mars 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Abelard Tahiri, në “Frontal” të T7 ka folur për dështimin e themelimit të Komisionit hetimor parlamentar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.