[wp-story]

Bota/Rajoni

Majko: Një votë është blerë 100 euro

Majko: Një votë është blerë 100 euro
18:17 | 04 Tetor 2019

Ministri i Diasporës i Shqipërisë, Pandeli Majko e pranoi hapur në emisionin “Top Talk” në Top Channel se votat në Shqipëri janë blerë edhe për 100 euro. Ai komentoi edhe “të fortët e PS” që dolën në përgjimet e “Bild”, duke theksuar se kjo sjellje ka ardhur si kundër-reagim.

“Ti mendon se në Shqipëri njerëzit nuk e dinë se sa herë është shitur vota, sa herë blerë vota dhe sa herë është vjedhur vota?!”,- iu drejtua ministri Majko gazetarit Denis Dyrnjaja.

“E kemi thënë dhe ka patur zona, mesatarja ka qenë 50 euro, por për shkak të përplasjes së egër ka vajtur edhe në 100 euro. Dhe e dinin të gjithë. Dikush thotë se “si ka mundësi që PS-së i vajtën disa të fortë?”, sepse ishin disa të fortë që vinin dhe rrëmbenin kutinë e votimit, na rrihnin komisionerët, nuk po flas për ’96-ën, por për më vonë. Si rezultat i forcës, si rezultat i vjedhjes, si rezultat i egërsisë, çdo aksion ka një kundër aksion. Nuk filloi historia e Shqipërisë në këto dy zgjedhjet e fundit. Zgjedhjet janë blerë në Shqipëri. Turpi më i madh është të ulërasë për vjedhje hajduti”, u shpreh Majko.

Sa i përket reformës zgjedhore, Majko theksoi se fillimisht duhet një negociatë brenda opozitës se çfarë kërkohet, më pas të ulen në tryezë me mazhorancën.

“Ne kemi një opozitë që ka një problem të madh me veten. Duhet të heqë inferioritetin se mos dikush u thotë pse po uleni në dialog me Partinë Socialiste. E kemi vuajtur edhe ne kur ka qenë Sali Berisha. Nuk po ndodh për herë të parë kjo histori. Edhe në Partinë Socialiste ishte nam i madh po të uleshe me Sali Berishën në tavolinë a thua se ishte gogoli ai dhe do të kafshonte e do ngordhje. Politika kërkon negociatë dhe kjo kulturë politike ekziston në partitë shqiptare.

Marrëveshja që e ngacmon ndërgjegjen e PD-së është marrëveshja e post-çadrës. Tani ky është kompleksi… Nuk ka “fajin e ke ti, fajin e kam unë”, do ulesh në tavolinë me atë tjetrin. Është kthyer politika në histori metaforash dhe nuk arrin të kuptosh nëse ke të bësh me batutat e Portokallisë apo me politikanë që po diskutojnë të ardhmen e vendit. Të dyja palët duhet të ulen. Do diskutojnë sistemin zgjedhor, do e pranojnë, nuk do e ndryshojnë. Ajo që më shqetëson mua është nëse opozita ka një opinion solid përballë mazhorancës.

Edhe ndryshime kushtetuese nëse palët bien dakord.

Kemi PD-në që thotë detaje teknike, kemi edhe partitë e tjera që thonë ndryshim të sistemit. Tani do ulemi të flasim për detaje teknike apo për ndryshim të sistemit? PD dhe opozita duhet ta ndajnë këtë punë? Edhe kështu edhe ashtu. Në esencë, përpara se të kemi dialog midis mazhorancës dhe opozitës, kam përshtypjen se duhet negociatë brenda opozitës. Një parti që ndodhet në pozicion të vështirë duhet të kthejë kokën edhe nga precedentët që ka krijuar vetë në histori dhe të mos ngelet i goxhuar në një status qou që asaj nuk i bën mirë dhe as ambientit politik të përgjithshëm nuk i bën mirë.

Kjo negociatë kërkon një mënyrë jo tradicionale të sjelluri.”

Benzinë vetëm 1.05 euro në Petrol Company e shumë zbritje tjera në “Be Happy Restorant” dhe Market

Të tjera