×
  • Vip
  • Vip

    Madonna në luftë me Instagramin: Gjinjtë nuk duhet të censurohen

    FrontOnline
    26 Nëntor 2021

    Pasi Instagrami fshiu postimet e Madonna-s nga seti fotografik provokues, ylli i muzikës u përgjigj ashpër. Madonna 63-vjeçe dje ka postuar sërish një sërë fotosh të shtrirë në shtrat, duke thënë se moderatoret e këtij rrjeti social e kanë shkarkuar postimin origjinal sepse në disa foto i janë zbuluar majat e gjinjve.

    “Po ripostoj fotot që Instagrami i ka hequr pa paralajmërim apo njoftim. Arsyeja që i kanë dhënë administratorëve të llogarisë sime është se më është zbuluar një pjesë e vogël e thithkës”, ka shkruar ikona e pop-it në postimin e saj në Instagram.

    Përveç shpjegimit, Madonna foton e diskutueshme e ka mbuluar edhe me një emoticon në formë zemre.

    “Unë jam ende i mahnitur që jetoj në një kulturë që lejon të tregohet çdo centimetër i trupit të një gruaje, përveç thithkës. Sikur kjo të jetë e vetmja pjesë e anatomisë së një gruaje që mund të seksualizohet”, shtoi këngëtarja.

    Madonna shkruan më tej se thithkat e femrave nuk duhet të censurohen sepse ato mund të përdoren për të “ushqyer fëmijën”, e nganjëherë thithkat e meshkujve mund të jenë “erotike”, por nuk censurohen.

    Më pas ajo shkroi me ironi se i ishte mirënjohëse vetes që ishte në gjendje të ruante sensin e përbashkët pas katër dekadash “censurimi, seksizmi, mosheizmi dhe mizogjinia”./FrontOnline/

    Juliana: E kuptoj që e kam lëndu djalin dhe e marr mbi supet e mia këtë (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Vip13 Shtator 2024
    Ditët e fundit, prezenca e Heidi Bacit në rrjetet sociale ka rënë ndjeshëm, me postime të rralla që kanë ngjallur kuriozitet te...
    Vip13 Shtator 2024
    Edicioni i ri i Big Brother VIP Kosova, formati më gjigant në Kosovë, së shpejti do të vijë në ekranet tuaja. Duke...
    Vip13 Shtator 2024
    Ish-banorja e “BBVK” Vesa Vllasaliu ka marrë vëmendje në rrjetet sociale. Pak nga jeta private e pak nga ajo personale po arrin...
    Të tjera
    Opinione13 Shtator 2024
    Shkruan: Bardhyl Mahmuti Me vëmendje të madhe ndëgjova fjalën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, në konferencën ndërkombëtare për...
    Lajme13 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me bastisjet që janë kryer dje në dy objekte të strukturave paralele serbe në Leposaviq,...
    Front TV13 Shtator 2024
    Policia e Kosovës u ka bërë apel shoferëve të jenë të kujdesshëm gjatë ngasjes së veturave në ditët me shi. Përmes një...
    Vip13 Shtator 2024
    Ditët e fundit, prezenca e Heidi Bacit në rrjetet sociale ka rënë ndjeshëm, me postime të rralla që kanë ngjallur kuriozitet te...
    Vip13 Shtator 2024
    Edicioni i ri i Big Brother VIP Kosova, formati më gjigant në Kosovë, së shpejti do të vijë në ekranet tuaja. Duke...
    Vip13 Shtator 2024
    Ish-banorja e “BBVK” Vesa Vllasaliu ka marrë vëmendje në rrjetet sociale. Pak nga jeta private e pak nga ajo personale po arrin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.