×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Macron propozon dërgimin e 4-5% të dozave të vaksinave te vendet më të varfra

    FrontOnline
    19 Shkurt 2021

    Presidenti francez Emmanuel Macron u ka bërë thirrje Evropës dhe ShBA-së që të dërgojnë urgjentisht deri në 5% të furnizimeve të tyre të vaksinave koronavirus në vendet në zhvillim.

    Duke folur për “Financial Times”, Macron tha se dështimi për të ndarë vaksinat në mënyrë të drejtë do të ngurtësonte pabarazinë globale.

    Pjesa dërrmuese e vaksinave janë administruar nga vendet me të ardhura të larta deri më tani.

    Presidenti francez propozoi planin e tij përpara samitit virtual të G7 të liderëve botërorë që mbahet këtë të premte.

    “Ne nuk po flasim për miliarda doza menjëherë, apo miliarda euro. Bëhet fjalë për shpërndarjen shumë më të shpejtë të 4-5% të dozave që kemi ” tha Macron, raporton A2.

    Sipas tij kjo nuk do të ndryshojë fushatat e vaksinimit, por secili vend duhet të lërë mënjanë një numër të vogël të dozave, në mënyrë që njerëzit të shohin se po ndodh.

    Macron tha se kancelarja gjermane Angela Merkel mbështeste një iniciativë evropiane për ndarjen e vaksinave, duke shtuar se ai shpresonte të fitonte gjithashtu edhe mbështetjen e SHBA-së.

    Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se Presidenti i ShBA Joe Biden do të njoftojë një premtim prej 4 miliardë dollarësh në financimin e një skeme globale të ndarjes së vaksinave, e njohur si Covax.

    Deri më tani, të paktën 110 milionë njerëz janë infektuar me virusin në të gjithë botën dhe më shumë se 2.4 milionë kanë vdekur, sipas shifrave nga Universiteti Johns Hopkins.

    Nesër këto zona do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në konferencë për shtyp u shpreh se në këto zgjedhje, qytetarët kanë dënuar me votë pushtetin dhe...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në festën e fitores së Frontit Europian në Tetovë tha se Arben Taravarit me këto...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së rezultateve të para, ka reaguar në rrjetet sociale. Në një postim...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti është duke mbajtur një fjalim sot në një organizim të fondacionit Bertelsmann Stiftung mbi temën e kërkesës së Kosovës...
    Lajme25 Prill 2024
    Një fjalim i përfaqësuesi i Sllovenisë në OKB Samuel Zbogar (ish- shef i zyrës së BE’së në Kosovë) në seancën e Këshillit...
    Lajme25 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka konfirmuar sot se personi që u godit me veturë për vdekje qëllimshëm nga një person tjetër, ishte shtetas...
    Lajme25 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një gruaje në Skenderaj. Policia është duke e hetuar rastin. “Skenderaj / 23.04.2024-15:00. Ankuesi...
    Lajme25 Prill 2024
    Është raportuar i zhdukur një burrë në Ferizaj. Sipas policisë, ai ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. “Ferizaj 23.04.2024...
    Lajme25 Prill 2024
    Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut nga Bashkimi Demokratik për Integrim, partia më e madhe e shqiptarëve në RMV, është tallur me koalicionin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.