[wp-story]

Bota/Rajoni

Maçoku i patrembur lufton me tre kajotë

Maçoku i patrembur lufton me tre kajotë
11:33 | 15 Janar 2020

Një maçok i pa trembur, i cili jeton në Los Angeles, ka luftuar me tre kajotë të rrezikshëm, të cilët e sulmuan atë në oborrin e shtëpisë së tij.

Ky aksident, i cili mund të përfundonte me fatalitet për maçokun, ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje.

Pronarja e maçokut Max, Maya Gurrin dhe burri i saj ishin duke shikuar një film, kur vënë re se diçka po ndodhte para shtëpisë së tyre.

Kur dolën e dera, panë që Maxi po sulmohej nga tre kajotë të rrezikshëm.

“Ata e kishin rrethuar atë”, ka shpjeguar Gurrin, e cila pastaj ka ndjekur kafshët nga oborri i saj.

Kur ajo shikoi videot e sigurisë, zbuloi se maçoku kishe luftuar pa u trembur fare me kafshët e egra për një kohë të gjatë.

Kajotët janë kafshë të egra, të cilat jetojnë në Amerikën Veriore, ndërsa hynë në familjen e ujqve, por që është më e vogël në madhësi.

Kajotët shpesh kanë sulmuar edhe njerëzit në Los Angelos.

“Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj

Të tjera