×
  • Lajme
  • Lajme

    LVV kërkon pjesëmarrje masive të shqiptarëve në zgjedhje në Mal të Zi

    FrontOnline
    28 Gusht 2020

    Lëvizja Vetëvendosje ka vlerësuar se dalja masive e shqiptarëve në zgjedhje dhe dhënia e votës kandidatëve të tyre, do të shprehet në rezultat më të mirë për shqiptarët.

    LVV thotë se të dielën e 30 gushtit në Mal të Zi mbahen zgjedhjet në nivel qendror dhe në nivel lokal në disa nga komunat. Në zgjedhjet qendrore, shqiptarët garojnë në dy lista: Lista Shqiptare dhe Koalicioni Shqiptar “Bashkë nji za”.

    “Në mbledhjen e sotme të kryesisë së saj, Lëvizja VETËVENDOSJE! trajtoi këtë çështje. Këto zgjedhje janë tejet të rëndësishme për Malin e Zi dhe për rajonin, dhe jo vetëm për shqiptarët që jetojnë atje. Prandaj, Lëvizja VETËVENDOSJE! u bën thirrje shqiptarëve që me votën e tyre të kontribuojnë në rritjen e numrit të përfaqësuesve shqiptarë nëpër institucione shtetërore të Malit të Zi. Natyrisht mbetemi me shpresë se përfaqësimi të jetë sa më i denjë e cilësor, që të mund të konstatojmë progres në legjislaturën e ardhshme. Me këtë rast, Lëvizja VETËVENDOSJE! shpreh keqardhjen e saj për mosunifikimin e shqiptarëve në një listë zgjedhore. Duket që elementet problematike të ndarjes e përçarjes nga viti 2012 kur ne provuam të krijojmë një listë të përbashkët janë po aty edhe sot e kësaj dite. Tani jemi ku jemi, dhe kjo nuk do të thotë që këto zgjedhje nuk mund të prodhojnë një rezultat të favorshëm nëse pjesëmarrja e shqiptarëve është masive. Dy listat shqiptare nuk forcohen duke e dobësuar njëra-tjetrën, por duke i kthyer votuesit shqiptarë që votojnë partitë joshqiptare.Megjithëkëtë, kurrsesi s’bën të harrojmë, që çështja themelore është ligji diskriminues i zgjedhjeve në Mal të Zi dhe jo thjesht mungesa e unifikimit të shqiptarëve në një listë. Edhe sikur subjektet shqiptare të ishin të bashkuara në një listë të vetme, ligji ekzistues nuk u jep mundësi për më shumë se tre deputetë”, thuhet në njoftimin e LVV-së, ku theksohet se dalja masive e shqiptarëve në zgjedhje dhe dhënia e votës kandidatëve të tyre, do të shprehet në rezultat më të mirë për shqiptarët.

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas triumfit të jashtëzakonshëm të studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, të cilët...
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se asnjë qeveri s’ka mundësi që t’i kryej...
    Lajme28 Mars 2024
    Policia e Kosovës është bërë pjesë e Taskforcës së Përbashkët të Migracionit me autoritetet ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë dhe të Mbretërisë...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Inspektorati i Kryeqytetit njofton se po vazhdon aksionin e kontrollit të transportuesve të udhëtarëve në kryeqytet bashkë edhe me Policinë e Kosovës....
    Lajme28 Mars 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka publikuar një fotografi në Facebook, nga seanca e Kuvendit të Kosovës, ku Vetëvendosje...
    Lajme28 Mars 2024
    Eksperti i sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, Fetah Fejzullahu, ka thënë se sulmi terrorist në Banjskë është neglizhuar nga institucionet ndërkombëtare. Fejzullahu tha...
    Lajme28 Mars 2024
    Një grup nga Kori i Filarmonisë së Kosovës kanë performuar “Unë biri yt Kosovë” në Aeroportin e Romës. Videon e ka publikuar...
    Lajme28 Mars 2024
    Aktivisti i Partisë Socialdemokrate (PSD) Frashër Krasniqi, i ka shkuar në tavolinë deputetit të Vetëvendosjes, Armend Muja, teksa po pinte kafe në...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Ajo që tronditi shumë një ekip ndërkombëtar mjekësh që vizitoi një spital në pjesën qendrore të Gazës, ishte numri i madh i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.