×
  • Lajme
  • Lajme

    LVV akuzon Agim Veliun se po përdor veturat e ministrisë së tij që të manipulojë zgjedhjet në Podujevë

    FrontOnline
    29 Nëntor 2020

    Lëvizja Vetëvendosje e Podujevës thotë se ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veli po angazhon veturat e ministrisë për të manipuluar zgjedhjet atje.

    VV thotë se në shkollat e Podujevës janë parë deri tani 16 vetura të MPB të cila po përdoren nga LDK.

    Ata ftojnë prokurorinë që të mirret me këtë rast, ftojnë edhe KQZ-së që të reagojë sa më parë.

    Ky është postimi i plotë:Agim Veliu me vetura të ministrisë angazhohet për manipulim të zgjedhjeve në Podujevë

    Në shkolla të ndryshme të Podujevës ku edhe po zhvillohet procesi zgjedhor, në secilën nga ato janë parë deri tani 16 vetura të Ministrisë së Punëve të Brendshme të cilat po keqshfrytëzohen nga LDK e Agim Veliut duke implikuar rëndë procesin zgjedhor.

    Resurse dhe mekanizma të ndryshme shtetore po keqpërdoren nga LDK për t’i arritë qëllimet e tyre.
    Veturat e MPB nën direktivat e Agim Veliut janë kthyer në shërbim të fushatës zgjedhore.Veprimet e tilla janë rreptësisht të ndaluara.Ftojmë prokurorinë që sa më parë të merret me këtë rast dhe ndërhyrjet flagrante që po vijnë veçmas nga Ministria e drejtuar prej Veliut.
    Njëherit ftojmë KQZ-në që të reagoj sa më parë në mënyrë që të mos lejoj deformimin dhe abuzimet e vazhdueshme që po organizohen nën autoritetin zyrtar të shtetit nga LDK.

    Shkëlqim Devolli takon guvernatorin e Texasit, Greg Abbott, flasin për rritje bashkëpunimi Kosovë – ShBA
    Nga Rubrika
    Lajme18 Prill 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar 25-vjetorin e Masakrës së Dyzit të Podujevës. Në këtë masakër u ekzekutuan 70 gra, fëmijë...
    Lajme18 Prill 2024
    Diplomatja izraelite, Amital Perry e ka vlerësuar lartë Kosovën me rastin e pjesëmarrjes në konferencës së shkollës së Diplomacisë së Diasporës. Ajo...
    Lajme18 Prill 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë sot homazhe për nder të Ditës së Dëshmorëve të Prishtinës. Me anë të një postimi...
    Të tjera
    Lajme18 Prill 2024
    Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviqit, po mbahet në burg në Serbi, për këtë ish-nënkoloneli, Rrahman Sylejmani, ka thënë se Serbia...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Tre-vjeçari nga Shqipëria, i cili dyshohet se është rrëmbyer nga gjyshërit e tij, nuk është gjetur ende. Policia njoftoi të enjten se...
    Lajme18 Prill 2024
    Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi për FrontOnline thotë se kjo nuk është hera e pare që Serbia shkelë marrëveshjet apo konventat...
    Lajme18 Prill 2024
    Departamenti amerikan i Shtetit i ka bërë thirrje Serbisë të vetëpërmbahet nga veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara, dhe ka thënë se...
    Lajme18 Prill 2024
    Presidentja Vjosa Osmani priti në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, z. Olivier Guérot. Pas votimit pro anëtarësimit të Kosovës me më...
    Lajme18 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bëri homazhe për dëshmorët dhe martirët e vrarë në fshatin Marec dhe në Makoc. Kurti shprehet se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.