×
  • Lajme
  • Lajme

    Lutfi Haziri publikon pakon me masat e reja kundër Covid-19

    FrontOnline
    17 Qershor 2020

    Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pas takimit që ka mbajtur në Shtabin për menaxhimin dhe parandalimin e virusit Covid-19, ka paraqitur masat të cilat janë ndërmarrë sot me qëllim të efikasitetit edhe më të madh në kontrollin e situatës.

    Ai ka potencuar se sot është bërë vlerësimi i gjendjes në 24 orët e fundit dhe kemi ndërmarrë pakon e re të masave që duhet të respektohen nga qytetarët, punëtorët e shtetit në të gjithë sektorët, pastaj punëtorët dhe bizneset, institucionet fetare, organizimet shoqërore etj., për parandalimin e virusit dhe gjendja të jetë e menaxhueshme, transmeton lajmi.net.

    “Ka një rikthim të lehtë të infeksionit në Komunën e Gjilanit dhe për këtë kemi aktivizuar pakon e re të masave. Kjo ka ardhur për shkak të pëlcitjes së rasteve në komunat fqinje dhe në vet kryeqendrën e Kosovës, prandaj bazuar në këtë ne kemi ndërmarrë hapat në funksion të ruajtjes së shëndetit publik dhe mbrojtjen e qytetarëve nga infeksioni i mundshëm apo përhapja e tij më tutje. Në Komunën e Gjilanit janë 25 të infektuar aktivë, në 12 burime të infeksionit, praktikisht në 12 shtëpi. Nonfirmohet nga ekipet shëndetësore se janë me simptoma të lehta. Deri më tani, Gjilani ka 98 raste në total që kanë rezultuar pozitivë në gjithë fazën e përballjes me pandeminë, 71 të shëruar plotësisht, derisa fatkeqësisht dy kanë vdekur”, ka thënë kryetari Haziri.

    Ai ka njoftuar se sot janë 76 mostra për testim, duke përfshirë edhe ato të ditës së djeshme dhe janë në pritje të rezultateve nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, për ta pasqyruar gjendjen reale dhe, siç ka deklaruar ai, bazuar në monitorimin e gjendjes, po pritet që edhe 13 raste të negativizohen nga këto 25 që i kemi aktive.

    Ai ka bërë thirrje për kujdes maksimal në daljet nga shtëpia, në distancën sociale, në masat mbrojtëse dhe në respektim të vendimit për pakon e re të masave.

    “Nga sot hyn në fuqi pako e re me masat që duhet të respektohen nga të gjithë, pa dallim. Inspeksioni Komunal në ditën e sotme do të jetë në terren me informim tek subjektet dhe operatorët në mënyrë që veprimet konkrete nga dita e nesërme do të jenë obligative për të gjithë qytetarët”, ka njoftuar ai.

    Pako e masave të reja janë si vijon:

    1. Urdhërohen kontrollat e vazhdueshme të gastronomëve (kafiteritë dhe restoranteve), Qendrave Tregtare dhe Marketeve mbi respektimin e masave mbrojtëse gjatë orarit të punës për mbrojtjen e shëndetit publik dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19;

    2. Hapësirat e kafiterive dhe restoranteve duhet të pajisen me dezinfektues brenda hapësirave të biznesit, të krijohet distanca nga tavolina në tavolinë prej së paku 1.5m. Po ashtu të parandalohet grumbullimi apo mbipopullim i hapësirave shërbyese brenda lokaleve gastronome. Lejohet qendrimi i klientëve sipas numrit të tavolinave, respektivisht numri i karrikave;

    3. Personeli shërbyes apo stafi të cilët kanë kontakt të afërt me klientët brenda hapësirave të biznesit, urdhërohet të jenë të pajisur me doreza dhe maska. Kjo pikë e rekomandimit vlenë për të gjitha bizneset e gastronomisë dhe bizneset e tjera shërbyese;

    4. Qendrat Tregtare dhe marketet duhet të sigurohen që sipas vendimit të nxjerrë nga Qendra Operative Emergjente me numer 01/Nr.003, me datën 08.04.2020, të respektohen masat mbi dorëzimin dhe pranimin e shërbimeve brenda hapësirave të lokaleve tregtare;

    5. Qendrat Tregtare kafiteritë dhe restorantet përmes audio mesazheve duhet të paralajmërojnë klientët e tyre në çdo 60 minuta për rregullat e mbrojtjes nga virusi (maska, distanca dhe mospranimi i shërbimeve pa masa mbrojtëse);

    6. KBI – Gjilan dhe të gjithat bashkësitë fetare, duhet të apelojnë për masat kundër virusit, gjatë grumbullimit masiv të xhematit në falje të namazit në xhami, dhe liturgjive ne kisha, në ceremoni varrimi dhe ceremoni tjera fetare;

    7. Ndalohet organizimi i ahengjeve, festave ku bëhet grumbullimi masiv i njerëzve si dhe muzika live apo përmes dj.

    Të gjitha këto janë masat e reja për Komunën e Gjilanit në mënyrë që të krijojmë një mbrojtje të shëndetit publik dhe jemi duke punuar vazhdimisht edhe në listën e kontakteve dhe burimet e infeksionit, ka shtuar Haziri.

    Ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë, e impresionuar me punën në Comodita
    Nga Rubrika
    Lajme04 Tetor 2023
    Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka ritheksuar faktin sesi akoma nuk ka pasoja për Beogradin edhe pas ngjarjes së 24 shtatorit, në Banjskë...
    Lajme04 Tetor 2023
    Olaf Sholz, kancelari i Gjermanisë ka folur për gjendjen në veri të Kosovës, gjatë një konference të përbashkët shtypi bashkë me kryeministrin...
    Lajme04 Tetor 2023
    Disa ditë pas përplasjes me armë, jeta ka rinisur mes autoblindave dhe forcave të shumta speciale. Banorët i shmangen çdo lloj kontakti...
    Të tjera
    Lajme04 Tetor 2023
    Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock nesër do të vizitojë Shqipërinë ku do të takohet edhe me ministrat e jashtëm të Kosovës...
    Lajme04 Tetor 2023
    Policia dhe Dogana e Kosovës kanë parandaluar kontrabandimin me mallra. Në rrugën malore të fshatit Malinë të Maqedonisë së Veriut që lidhet...
    Sport04 Tetor 2023
    Trepça ka fituar ndaj Tindastollit në kualifikimet për FIBA Europe Cup. Mitrovicasit fituan me rezultat 69:77. Mikaile Tmusic me 22 pikë dhe...
    Bota/Rajoni04 Tetor 2023
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi se Ukraina do të bëjë gjithçka për të ruajtur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe Evropës në...
    Vip04 Tetor 2023
    Aktorja Julia Ormond e ka paditur producentin Harvey Weinstein për sulm seksual. Në padinë e ngritur të mërkurën dhe të siguruar nga...
    Bota/Rajoni04 Tetor 2023
    Senati amerikan ka miratuar emërimin e James O’Brien si Ndihmës-Sekretar i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike. O’Brien ka fituar besimin e 67...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.