×
  • Lajme
  • Lajme

    Lutfi Haziri as shef i shtabit e as kandidat për deputet i LDK-së

    FrontOnline
    09 Janar 2021

    Kryetari i Gjilanit dhe nënkryetari i LDK’së thotë se nuk do të jetë në listën zgjedhore për deputet pasi nuk dëshiron dhe nuk e sheh si të nevojshme.

    I pari i Gjilanit tha se nuk do të jetë as shef i shtabit zgjedhor të partisë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e kryesisë dhe atë me kryetarë të degëve ku është diskutuar rreth përgatitjeve për zgjedhjet e 14 shkurtit. Është konfirmuar se brenda këtyre takimeve kanë biseduar për listën e kandidatëve për deputetë dhe koalicionet e mundshme.

    Nënkryetari i LDK’së tregoi se në këto zgjedhje nuk do të jetë shef i shtabit zgjedhor të partisë, funksion të cilin e kishte ushtruar në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, ku LDK’ja doli e dyta në nivel vendi.

    “Jo unë nuk do të jem”, ka thënë Haziri.

    Haziri gjithashtu ka konfirmuar se nuk do të jetë as kandidat për deptuet nga radhët e partisë që drejton Isa Mustafa, me arsyetimin se nuk ka nevojë.

    “Unë jam kryetar i Komunës dhe nuk dua e as nuk ka nevojë të jem në listë për deputet. Në mbledhje nuk kam qenë pos me degët në ora 14:00”, tha Haziri.

    Haziri sot pas mbledhjes me kryetarët e degëve para mediave ka deklaruar se LDK nuk do të lidhë koalicione klasike parazgjedhore me ndonjë parti por do të ketë koalicione me individë në një listë të përbashkët.

    “Ende nuk ka përfunduar asgjë. Janë në bisedime. Kryetari i LDK’së dhe kandidati kryeministër kanë autorizimet për të realizuar takime qoftë me parti politike ashtu edhe me eksponent të tjerë. Në vet faktin që janë në bisedime e sipër nuk dua ti diskutojë më shumë por deri javën e ardhshme duhet të zyrtarizohen. Parimisht koalicione parazgjedhore nuk do të ketë, në kuptim klasik. Do të ketë koalicion e me parti ose individë që përfaqësohen me një listë të përbashkët politike”, ka thënë Haziri për Express.

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka propozuar Avdullah Hotin për kryeministër të vendit në zgjedhjet e 14 shkurtit.

    LDK’ja në zgjedhjet që do të mbahen do të hyjë pa ish-kandidaten e tyre për kryeministre në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, Vjosa Osmanin, pasi kjo e fundit ka ndarë rrugët me partinë pjesë e së cilës ishte për gati dy dekada për të formuar iniciativën e saj qytetare.

    Osmani që aktualisht është u.d së presidentit me shumë gjasë do të hyjë në një listë zgjedhore me Vetëvendosjen e Albin Kurtit.

    Artani: Stresi e Andi u gëzuan për ndarjen e Julit, s’duhet t’iu gëzohesh fatkeqësive të të tjerëve (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme, ka njoftuar se ka marr vendim për zgjatjen e orarit për ofrimin e shërbimeve për dokumente personale,...
    Lajme25 Prill 2024
    Propozimi i PDK-së për debat parlamentar në lidhje me të gjeturat e raportit të DASh-it, nuk është futur në rend të ditës...
    Lajme25 Prill 2024
    Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, duke komentuar raportin e Departamentit të SHBA-së për Kosovën, ka thënë se vendi ynë...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    Gjykata Kushtetuese e Speciales ka hedhur poshtë referimin lidhur me Rregulloren e Ndihmës Juridike të DHSK-së, në rastin gjyqësor ‘Januzi dhe të...
    Lajme25 Prill 2024
    Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, ka thënë për Ekonomia Online se mundësia që të arrihet një marrëveshje për...
    Kronika25 Prill 2024
    Të mërkurë në Mitrovicë janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, njëri shtetas i Serbisë dhe tjetri i Republikës se Kosovës, nën dyshimin...
    Lajme25 Prill 2024
    Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në...
    Lajme25 Prill 2024
    Analisti Petrit Zogaj thotë se ka vetëm një dallim ndërmjet ndërhyrjes që e bën Serbia në zgjedhjet në Kosovë dhe ndërhyrja që...
    Lajme25 Prill 2024
    Dy persona janë ankuar në polici se janë kanosur nga një person përmes telefonit. I dyshuari sipas policisë, gjendet jashtë shtetit. Ankuesja...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.