×
  • Lajme
  • Lajme

    Lushtaku: Më erdhi keq për ata në Hagë, video si të Kurtoviqit na bënte Millosheviqi

    FrontOnline
    03 Tetor 2022

    Nënkryetari i komunës së Skenderajt dhe një prej liderëve të PDK-së, Sami Lushtaku i është drejtuar me gjuhë të ashpër kryeministrit dhe kryetarit të VV-së, Albin Kurti për videon e sotme të partisë ku mes tjerëve edhe Lushtaku ekspozohet si “shkatërrues shteti”.

    Lushtaku ka thënë se i vjen keq që janë vendosur në video ish-krerët e UÇK-së që janë në Hagë.

    “Më erdhi keq për ata që janë në Hagë. Unë edhe aa që janë në Hagë jemi mësu me kësi videosh në kohën e MIlloshoviqit, kur fotografia e ime dhe bashkëluftëtarëve të mi, ka qenë vazhdimisht në mjetet e informimit serb”, ka thënë ai.

    Lushtaku ia ka serbizuar mbiemrin Kurtit, duke e quajtur “Kurtoviq”, ndërkohë që e ka ftuar që ta aktivizojë drejtësinë mbi të nëse ka dyshime për vepra penale.

    “Kurtoviqi e ka pushtetin. Nëse konsideron që jemi hajna, le të veprojë drejtësia. E ftoj Kurtoviqin dhe sejmenët e tij, le të urdhërojnë… gjykatën e kanë, prokurorinë e kanë. Kam pritur nga kjo qeveri që minimalisht t’i ndihmojë ata që janë në Hagë, e ky publikon këso video që janë të çuditshme”, ka thënë Lushtaku në  T7.

    Lushtaku ka thënë se më shumë e respekton një serb të Beogradit se Albin Kurtin.

    “Ma shumë e respektoj një shka të Beogradit se sa Albin Kurtin. Prandaj, më ka fokusu aty me fotografi, si pak më të veçantë. E ka pushtetin, le të urdhërojë. Kjo që ka ndodh sot, është ofendim për mua dhe familjen time”, ka thënë ai.

    Gjitashtu, Lushtaku ka konsideruar që qeverisja e Kurtit ka dështuar.

    “Në qeverisje, ky ka dështu komplet. Nuk shoh asnjë projekt që zhvillohet në Kosovë, po as në qytetin prej nga vi unë. Ky do t’u jap pak infuzion militantëve të tij për këtë dështim në qeveri”, ka deklaruar ai.

    Bigbrother Vip Kosova dhe Bigbrother Vip Albania në Artmotion
    Nga Rubrika
    Lajme20 Prill 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka folur për situatën e sigurisë në vend, për provokimet nga pala serbe kundrejt Kosovës, sidomos me...
    Lajme20 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Pejë, ka shqiptuar dënimin prej 15 vjet e gjashtë muaj burgim ndaj mësimdhënësit Valentin Selmanaj, për sulmin seksual ndaj...
    Lajme20 Prill 2024
    Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, do ta vizitojë Beogradin këtë të shtunë, për takime me liderët e...
    Të tjera
    Vip19 Prill 2024
    I ulur në gjunjë, Bardhi i ka propozuar për martesë partneres së tij, Sarës, dhe përgjigja e saj ishte padiskutim: Pooo! Ata...
    Lajme19 Prill 2024
    Analisti dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit, profesori amerikan Daniel Serwer, ka thënë se Serbia është aktualisht e angazhuar në një fushatë...
    Lajme19 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të Mitrovicës, 25 vjet më parë. Ndër të tjera Kurti thotë se...
    Lajme19 Prill 2024
    Anëtari i kryesisë së PDK-së, Arben Mustafa ka përshkruar si shumë të rëndë situatën ekonomike në vend bile ai ka shkuar aq...
    Sport19 Prill 2024
    Haxhi “Robin” Krasniqi do të ngjitet sërish në ring, më 4 maj. Boksieri nga Juniku për kundërshtar do të ketë portugezin, Jorge...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel shpreson se hakmarrja e dukshme izraelite e së premtes do të jetë e fundit në përshkallëzimin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.