×
  • Lajme
  • Lajme

    Lushtaku godet VV-në: Bëjmë koalicion me ta, por pa Albin Kurtin në parti

    FrontOnline
    30 Dhjetor 2020

    Partia Demokratike e Kosovës, e ka përjashtuar mundësinë e koalicionit parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje, dhe Nismën Socialdemokrate.

    Kjo për arsye se kjo parti ka vendosur të garojë e vetme në zgjedhjet e ardhshme.

    Kështu, ka thënë në një prononcim për Front Online, nënkryetari i PDK-së, Sami Lushtaku.

    Ndërsa, i është kundërpërgjigjur Lëvizjes Vetëvendosje, pasi që këta të fundit kanë deklaruar se hyjnë në koalicion me PDK-në vetëm nëse Hashim Thaçi e Kadri Veseli nuk janë më në këtë parti.

    Lushtaku ka deklaruar se PDK bën koalicion me VV-në, vetëm nëse Albin Kurti, nuk është në krye të saj.

    “Partia Demokratike ka vendosur që të shkojë e vetme në zgjedhje. Unë së paku me opinionin që e kam jo. Unë nuk mundem me thënë për momentin asgjë, ata kanë thënë se nëse nuk është Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli ne kemi mundësi me bë koalicion, edhe ne i themi Vetëvendosjes pa Albin Kurtin edhe ne jemi të gatshëm me hy me Vetëvendosjen”, ka thënë Lushtaku për Front Online.

    Lushtaku: Nuk do të ketë koalicion parazgjedhor me Nismën Socialdemokrate

    Ndërsa, gjatë ditës se djeshme kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka deklaruar se janë në pritje të PDK-së për koalicion parazgjedhor.

    E, Lushtaku duke iu përgjigjur Limajt, ka mohuar se do të ketë koalicion parazgjedhor me ta.

    “Nuk ka qenë disponimi vetëm për Nismën, por ka qenë për të gjitha partitë politike, do të thotë është një opinion që ne duhet me garu të vetëm dhe ata na kanë dhënë shumë arsye pse duhet më garu vetëm kësaj radhe. Kështu që nuk mund të jap më shumë detaje”, është shprehur Lushtaku.

    Ndërsa, për koalicione pas zgjedhjeve, Lushtaku ka thënë se varet prej situatës që do të krijohet.

    “Atëherë mbetet me u pa, unë besoj që asnjë Qeveri në Kosovë nuk ka mundësi me kriju vet Qeverinë, pra varet prej situatës çfarë krijohet”, ka shtuar ai.

    Gjykata Kushtetuese ka nxjerr aktgjykim pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për shpalljen të pavlefshëm votimin në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e Qeverisë Hoti më 3 qershor, pasi për këtë qeveri kishte votuar edhe deputeti Etem Arifi, i cili kishte një aktgjykim përfundimtar nga Gjykata e Apelit.

    Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë votën e deputetit Etem Arifi dhe ka urdhëruar u.d presidenten Vjosa Osmani, që të shpallë zgjedhjet e parakohshme në afat prej 40 ditësh./Front Online/

     

     

     

     

     

     

     

    Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo vizitë në KEDS
    Nga Rubrika
    Lajme18 Prill 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar të rënët në Ratkoc dhe Zatriq me 18 prill të...
    Lajme18 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se plagët e krimeve serbe vazhdojnë të kullojnë, pasi urdhërdhënësit edhe ekzekutorët nuk u përballën asnjëherë me...
    Lajme18 Prill 2024
      Prokuroria Speciale, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër gjashtë (6) të pandehurve me inicialet L.T, ...
    Të tjera
    Lajme18 Prill 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhje ka miratuar mëditjet për pagesat e stafit të angazhuar në Qendrat e Votimit dhe Vendvotime për votimin e...
    Lajme18 Prill 2024
    Ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje të enjten edhe rundi i ri dhe i katërt në përgjithësi mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë,...
    Ekonomi18 Prill 2024
    Në takim u fol për zhvillimet e fundit në avancimin e sistemit të pagesave si pjesë e projekteve të përbashkëta ndërmjet BB-së...
    Vip18 Prill 2024
    Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, ka ndarë me ndjekësit librin e saj të fundit që ua rekomandon për ta lexuar....
    Lajme18 Prill 2024
    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, mëngjesin e të enjtes ka zhvilluar takim me Zanën dhe Hartimin nga shoqata...
    Sport18 Prill 2024
    Duket se shtëpitë e basteve e kanë të vështirë të japin çdo vit Real Madridin si favorit kryesor për të fituar Ligën...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.