×
Zgjedhjet 2025

Lushaku-Sadriu pas takimit me Dardanët: Do ta ndërtojmë Kosovën me besim, shpresë dhe guxim

FrontOnline
24 Janar 2025

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës njëherit kandidatja për deputete, Jehona Lushaku-Sadriu së bashku me kandidatin për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhikun, vizituan stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ku u takuan me tifozët e Kombëtares së Kosovës, Dardanët, ku u diskutua për përmirësimin e sportit në vend.

Me dakordim të plotë me kryetarin e Dardanëve, Lulëzim Berishën, u potencua se organizimi i turneve në shkolla dhe ndërtimi i fushave me bari artificial, janë jetike për zhvillimin e talenteve të reja.

“Si pasionante e sportit dhe arsimit, si dhe kandidate e LDK-së, angazhohem që këto ide të shndërrohen në realitet. Përmes vizionit tonë, do të përqafojmë një qasje gjithëpërfshirëse për arsimin, duke përfshirë më shumë investime në sport dhe infrastrukturë për të rinjtë”, tha Lushaku-Sadriu.

Jehona Lushaku-Sadriu u zotua se do të luftojë për një të ardhme më të mirë për brezat e rinj, që në Kosovë përmes arsimit dhe sportit të ketë më shumë shpresë e besim.

“Unë, jam “9-shi” i ekipit tonë – ashtu si legjenda Fadil Vokrri dikur – dhe do të luftoj për një të ardhme më të mirë për brezat e rinj. Pas 9 shkurtit, së bashku do të ndërtojmë Kosovën me besim, shpresë dhe guxim”, përfundoi ajo.

Kujtojmë, se Jehona Lushaku-Sadriu, garon me numrin 9 në kuadër të listës për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, në zgjedhjet që do të mbahen më 9 shkurt.

Nga Rubrika
Lajme09 Shkurt 2025
Lëvizja Vetëvendosje po prin me 55.77% kur janë numëruar 23.65% të votave apo 599 kuti nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. E dyta...
Zgjedhjet 202509 Shkurt 2025
Me më pak se një orë deri në mbylljen e vendvotimeve, fluksi i votuesve është rritur ndjeshëm në të gjitha qendrat e...
Zgjedhjet 202509 Shkurt 2025
KQZ-ja vazhdon të përditësojë të dhënat për daljen në votime. Në kryeqytetin Prishtinën dalja ka qenë 37.23 për qind, por është një...
Të tjera
Lajme18 Mars 2025
Pas masave të ftohta polare që sollën ulje të theksueshme të temperaturave si dhe reshje lokale shiu e bore në shkallë vendi,...
Bota/Rajoni18 Mars 2025
Një zjarr masiv ka përfshirë një stallë bagëtish në fshatin Barbullojë, njësia administrative Shënkoll, bashkia Lezhë. Top Channel bën me dije se...
Lajme18 Mars 2025
Fundi i mandatit për ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, po përcillet edhe me një gjobë nga Agjencia për Informim...
Lajme18 Mars 2025
Sot është varrosur Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit Hashim Thaçi. Djali i ish-presidentit, Endrit Thaçi sapo ka njoftuar se e pamja për...
Lajme18 Mars 2025
Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka pritur në takim Drejtuesin e Sektorit për prokurorët Ndërlidhës në Ambasadën Britanike...
Kronika18 Mars 2025
Policia e Kosovës e ka gjobitur një shofer në rrugën Ferizaj – Kaçanik me 200 euro, pasi gjatë udhëtimit i njëjti e...

FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.