×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Lumezi: U arrestuan 12 persona e u konfiskua një shumë e madhe parash

    FrontOnline
    24 Shkurt 2021

    Mëngjesin e sotëm, Policia e Kosovës ka nisur një aksion në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Aty janë arrestuar disa zyrtarë të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, përfshirë edhe ushtruesin e detyrës së kryeshefit, Agim Nuha, raporton Front Online.

    Ky aksion është zhvilluar edhe në disa komuna tjera të Kosovës.

    Lidhur me këtë aksion prokurori i shtetit ka mbajtur konferencë për media.

    Kryeprokurori i shtetit,  Aleksandër Lumezi,  ka thënë se nga muaji janar kanë filluar grumbullimi i informacioneve dhe provave që kanë rezultuar se duhet të zbatohen masa të fshehta të vëzhgimit dhe pas këtyre masave ka ardhë edhe urdhri për bastisjen në disa lokale për të gjetur paratë e fituara.

    Sipas tij, gjatë këtyre veprimeve janë sekuestruar shumë e madhe e të hollave, llaptop, telefona, vetura që do të shërbejnë në hetimin e mëtutjeshëm.

    “ Janë arrestuar 12 persona, 10 janë persona zyrtarë dhe dy qytetarë të tjerë që u kanë ndihmuar . Dyshohen për keqpërdorime të subvencioneve ,, marrje dhe dhënie të ryshfetit” , ka thënë ai./Front Online/

     

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/153312576628500

    Petrol Company thyen rekordet me: çmimet, kualitetin dhe aktivitetet
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Lidhur me çështjen e rrymës në veri për Front Online ka folur edhe kryesuesi i Asamblesë Komunale të Mitrovicës Veriore, Nexhat Ugljani....
    Lajme29 Mars 2024
    Sot do të mbahet mbledhja e radhës e Kryesisë së Kuvendit. Në rend dite votimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare e themelimi i...
    Lajme29 Mars 2024
    Edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka sfiduar opozitën, duke thënë se janë të gatshme për zgjedhje të reja, madje qysh javën...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër Bedri Hamza, ka thënë se qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, është pa rezultate....
    Lajme28 Mars 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se këtë vit e kemi filluar pa viza e me pasaportë shumëfish më të fuqishme,...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se Kosova duhet të shkojë në zgjedhje të rregullta dhe jo atëherë kur dëshiron...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Një aksident trafiku ka lënë të vdekur 45 persona në Afrikën e Jugut, pasi një autobus humbi kontrollin dhe ra nga një...
    Lajme28 Mars 2024
    Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka qenë në Mitrovicë ku është takuar me kreun e kësaj komune Bedri...
    Lajme28 Mars 2024
    Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë të enjten se imazhi i krijuar për Kosovën që “mund të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.