×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Lulzim Basha për Edi Ramën: I ofroi komandantit të UÇK-së para e tendera të tërhiqte fjalët e mira për mua

    FrontOnline
    27 Nëntor 2020

    Lideri demokrat Lulzim Basha ka akuzuar mbrëmjen e djeshme kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama se ka dërguar një emisar tek një ish-komandant i UÇK-së duke i ofruar tendera dhe para, vetëm që të tërheqë fjalët e mira që ka thënë për kryedemokratin.

    “Doni të dini diçka? Ta bëj një lajm të vogël sot? Sot ka çuar një personazh të Tiranës tek një nga komandantët e UCK-së dhe i ka thënë Ed Rama të ka thënë hap gojën tender apo lekë, tërhiq disa fjalë që ke thënë të mira për Lul Bashën që të vazhdojmë fushatën ndaj tij. Pra kjo është siç e kuptoni dhe ju me induktim, s’ka nevojë’ tha Basha te Syri.net.

    I pyetur se cili është ai, Lulzim Basha tha “S’kam ndërmend të ta them fare. E di shumë mirë personin që ka shkuar dhe personi që i ka kthyer fjalën dhe i ka thënë, se disa prej tyre nuk i njohin këta” tha ai. Kryeministri Edi Rama në javët e fundit, që pas momentit që kupola e UÇK-së u dërgua në Hagë akuzoi rivalin e tij politik Lulzim Basha lidhur me rolin e tij kur ishte pjesë e UNMIK, por edhe “Shtëpinë e Verdhë”.

    Shqipëria mbushet me turistë kosovarë falë Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës i bashkohet Frontit Evropian. Ky vendim erdhi pas mbledhjes së Kuvendit Qendror të kësaj partie. Pas...
    Lajme28 Mars 2024
    Zëvendëskryeministri shqiptar në Qeverinë e Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, ka thënë se qëndrimi zyrtar i tyre për Kosovën nuk ka ndryshuar....
    Lajme28 Mars 2024
    Bashkëkryesuesi i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE–Kosovë, Lukas Mandl ka deklaruar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Lidhur me situatën e grave në Kosovë, Valdete Idrizi, aktiviste e të drejtave të njeriut, feministe dhe aktiviste e paqes, ka theksuar...
    Lajme28 Mars 2024
    Në garë me gati 400 Universitete, ekipi i fakultetit juridik të Universitetit të Prishtinës, arriti në top 3-shen më të mirë në...
    Lajme28 Mars 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë për Kosovën, nuncin Jean Marie Speich. Raportet në...
    Vip28 Mars 2024
    Aktori i mirënjohur shqiptar, Enver Petrovci, ka qenë para pak ditësh i ftuar në “Show i së premtes” me Adelina Ismailin. Ai...
    Lajme28 Mars 2024
    Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, është shprehur i bindur se kandidati i tyre Bedri Hamza, do jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës....
    Lajme28 Mars 2024
    Vigjilencë nga institucionet e sigurisë kërkon edhe ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati. Ai në një prononcim për Front Online tha se Serbia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.