×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Lugina i kërkon Kurtit të përfshihet në dialog, duan të bashkohen me Kosovën

    FrontOnline
    05 Qershor 2021

    Ishte marsi i vitit 1992.

    Shqiptarët e Luginës u mobilizuan si kurrë më parë.

    Vota që po hidhnin në kuti ishte votë për autonomi politike e territoriale të tyre me të drejtë bashkimi me Kosovën.

    Mesazhi, që e përçuan përmes referendumit, edhe tash 29 vjet më pas është kërkesë kryesore e shqiptarëve të atjeshëm.

    “Do si do ne konsiderojmë që stacioni i fundit do të jetë vullneti i shprehur politik në referendumin e 92-së”, u shpreh Ragmi Mustafa, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi.

    Hapi i parë që i çel rrugën, jetësimit të kësaj dëshire, kalon kah procesi i dialogut Kosovë – Serbi.

    Kështu të paktën mendon kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafa, i cili me patjetër kërkon përfshirjen e tyre në këtë proces.

    Kërkesën ia bëri të qartë edhe kryeministrit Kurti, në një takim që pati me të e që vjen vetëm pak javë para se ky i fundit të shkojë në Bruksel, kryeqytetin diplomatik atje ku pritet ta rifillojë dialogun me Serbinë.

    Megjithatë përgjigjen, që e mori nga kryeqeveritari, nuk donë ta zbulojë, tash për tash.

    “Ajo që ne presim është që trajtimi i drejtave individuale dhe kolektive të shqiptarëve të rregullohet, krahas rregullimit të saj të arrihet një status tjetër politiko juridik i cili më pas do të shprehte edhe vetëqeverisjen e shqiptarëve në kuadër të Luginës së Preshevës”, deklaroi ai për Front Online.

    Pasivizimi i adresave të tyre është një arsye shtesë pse ata duan me doemos të përfshihen në dialog.

    “Ky është një proces që po konsideroj që ka një ndërlidhje dhe me dialogun Kosovë-Serbi. Duke qenë si i tillë konsideroj dhe kjo është një arsye më shumë se pse duhet që Çështja e Luginës së Preshevës të trajtohet në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi”, u shpreh ai për Front Online.

    Mustafa pohoi se Serbia ka neglizhuar të gjitha marrëveshjet e dialoguara me shqiptarët në Luginë./FrontOnline

     

    KESCO u certifikua me tri ISO Standarde
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka akuzuar përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial për tendencë kushtëzimi për Ministrinë e Drejtësisë. Ajo tha...
    Lajme28 Mars 2024
    Rusia dështoi të enjte në përpjekjen për një seancë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku do të diskutohej rreth...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryeministri Albin Kurti, ka bërë iftar bashkë me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, zëvendësministrin në Ministrinë e Punëve të...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka folur për kandidaturën e tij dhe përballjen në zgjedhje me kryetarin e VV-së, Albin...
    Sport28 Mars 2024
    Florian Marku këmbëngul se Chris Kongo, kundërshtari i tij mbrëmjen e së dielës, ka bërë një gabim të madh. Kongo, pohon ai,...
    Lajme28 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas triumfit të jashtëzakonshëm të studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, të cilët...
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se asnjë qeveri s’ka mundësi që t’i kryej...
    Lajme28 Mars 2024
    Policia e Kosovës është bërë pjesë e Taskforcës së Përbashkët të Migracionit me autoritetet ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë dhe të Mbretërisë...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovës për tenderët njëburimore. Opozita edhe gjatë seancës së fundit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.