×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Lufta për deputetin e tretë shqiptarë në Parlamentin e Serbisë? Flasin nga Lugina

    FrontOnline
    22 Qershor 2020

    Zgjedhjet e së dielës në Serbi, dhe fitimi i dy apo tre ulëseve në Parlament nga shqiptarët, ishte dëshmia për një unifikim të spektrit politik shqiptarë në shtetin fqinj.

    Partia për Veprim Demokratik, Alternativa për Ndryshim, Partia Demokratike, Lëvizja Reforma në PDSH dhe Lëvizja e Progresit Demokratik, për herë të parë garuan bashkë në zgjedhjet parlamentare në Serbi, në një listë të vetme e cila u quajt “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar”.

    Kryesuesi i listës, Shaip Kamberi, në një intervistë për Front Online, ka thënë se rezultati i zgjedhjeve ka qenë i mirë, edhe pse të njëjtin nuk e ka cilësuar si historik.

    “Deri në këto momente ne jemi të sigurt që janë arritur të fitohen dy mandate e që është një rezultat i mirë. Presim që ndoshta ka gjasë që të fitohet edhe mandati i tretë. Pa u përfunduar numërimi ne faktikisht nuk do ta kemi të qartë se a do ta kemi edhe mandatin e tretë apo jo. Është një rezultat i mirë edhe pse historik nuk është për arsye se ne vet si parti kur kemi garuar në vitin 2014 kemi arritur që të fitojmë”, ka thënë ai.

    Megjithatë Kamberi ka vlerësuar që kjo listë e përbashkët, ka paraqitur një nismë të mirë të bashkëpunimit ndërpartiak.

    “Është një nismë  mirë e bashkëpunimit ndërpartiak dhe shpresojmë në ndërtimin e një klime të re në Beograd që partitë shqiptare do të i shoh si partner e jo si armiq, siç ka ndodhur, deri më tani”, ka thënë tutje ai.

    Kamberi liston kërkesat e shqiptarëve për Qeverinë e re në Beograd

    Partia e kryeministrit të zgjedhur, Aleksandër Vuçiq, sipas rezultateve preliminare, ka fituar zgjedhjet bindshëm me 62% të votave. E për kryesuesin e Listës Shqiptare, Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar”, Shaip Kamberi, kërkesat e shqiptarëve tashmë veç se i di, kryeministri i zgjedhur nga populli.

    “Ne i kemi adresuar kërkesat tona në Qeverinë e Beogradit më herët. Është ajo për përfshirjen më të madhe të shqiptarëve në strukturën institucionale të shtetit, gjyqësor, polici, shërbime publike, çështjet e arsimit si furnizimi me tekste, problematika e mosnjohjes së diplomave është një ndër çështjet më të rëndësishme tek ne dhe sigurisht që edhe zhvillimi ekonomik tek ne”, ka thënë ai.

    Sipas tij, kërkesa e shqiptarëve nuk është që të jenë drejtpërdrejtë pjesë e Qeverisë së re në Beograd.

    “Kërkesa jonë nuk është që të jemi drejtpërdrejtë pjesë e Qeverisë, në ndonjë vend të Ministrisë periferike apo të sekretareve shtetëror. Kërkesa jonë është që të realizohet ajo që më herët e kemi nënshkruar me Beogradin. Ne presim që në takimin e Uashingtonit dhe në Samitin e Parisit, Qeveria e Kosovës dhe Presidenti i Kosovës, çështjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës ta shtrojnë si agjendë të bisedimeve me Serbinë”, ka thënë ai.

    Partia për Veprim Demokratik (PVD), ka udhëhequr me komunën e Bujanocit, viteve të fundit. Por në zgjedhjet e së dielës, qytetarët i`a dhanë besimin Nagip Arifit, nga Partia Demokratike (PD).

    Lidhur me këtë, Kamberi ka thënë për Front Online, se do të analizojnë se pse u humbi besimi i qytetarëve të Bujanocit.

    “Ne sot e kemi një mbledhje të Kryesisë së partisë. Do ta analizojmë situatën. Sigurisht që nuk është mirë që nga një fitues absolut që ishim në zgjedhjet e fundit jemi zhvendosur në partinë e dytë për sa i përket partive shqiptare. Do ta bëjmë një analizë, do të vlerësojmë pozitën tonë aktualisht dhe do të shohim se cilët do të jenë hapat tonë të mëtutjeshëm”, ka thënë ai.

    Mustafa: Bashkimi ka bërë fuqinë, duhet të flasim njëzëri për të drejtat e shqiptarëve

    Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Serbi, Ragmi Mustafa, në një intervistë për Front Online, ka vlerësuar që bashkimi i partive shqiptare në një listë të vetme, në zgjedhjet e së dielës në Serbi, ka simbolizuar fuqi.

    “Rezultatet e zgjedhjeve në Serbi ende nuk janë certifikuar, por sipas atyre preliminare tregojnë që bashkimi bën fuqi tek partitë politike shqiptare. Kuptohet që me ndihmën dhe me lehtësimin dhe bashkërendimit të ministrit për Evropën dhe për punë të jashtme, z.Gent Cakaj, 5 nga 6 partitë politike shqiptare kanë arritur në një platformë të përbashkët unike, për të përfaqësuar interesat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Nga 21 lista sa kanë garuar në Parlamentin republikan, kanë qenë edhe Alternativa Demokratike Shqiptare- Lugina e Bashkuar e cila sipas këtyre rezultateve preliminare të siguruara ka 2 deputetë por do të presim deri në përfundimin e tyre e që është afër për të marr edhe deputetin e tretë”, ka thënë ai

    Mustafa ka theksuar, që Tirana ka pasur një rol aktiv në këtë proces.

    “Ajo që mund të theksoj është që në këto zgjedhje për herë të parë ka pasur një rol proaktiv të Tiranës që nuk ka qenë më parë dhe kjo natyrisht që ka ndikuar që të ketë këtë numër të votave”, ka thënë tutje ai.

    Se është e rëndësishme që partitë politike shqiptare të jenë të bashkuara dhe të flasin njëzëri për të drejtat e shqiptarëve në Luginë, e ka thënë edhe Ragmi Mustafa. Ai ka thënë që interesat e të gjithëve duhet të jenë të përbashkëta. /Front Online/

     

    Nga Rubrika
    Lajme17 Mars 2025
    Nasim Haradinaj nga OVL e UÇK-së, ka thënë se Hashim Thaçi ka dalë triumfues. Ai shtoi se Thaçi do të dënohet nga...
    Lajme17 Mars 2025
    Azdren Shala tha se Albin Kurtit i pengon Hashim Thaçi sepse ai “është shpallës i pavarësisë e udhëheqësi i çlirimit”. Ai tha...
    Lajme17 Mars 2025
    Kompania “Ilir Noshi B.I” ka dorëzuar një kallëzim penal ndaj kryeshefit ekzekutiv të KRU “Gjakova”, Hasan Krasniqi, për ndërhyrje të dyshuara në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Mars 2025
    Ish-ministri i Ekonomisë në Maqedoni të Veriut, Kreshnik Bekteshi, është shoqëruar për në stacionin policor për t’u intervistuar lidhur me zjarrin në...
    Lajme17 Mars 2025
    Kandidati për deputet në radhët e AAK-së, Rasim Selmanaj ka reaguar në lidhje me vdekjen e babit të ish-presidentit Hashim Thaçit. Selmanaj,...
    Lajme17 Mars 2025
    Besian Mustafa nga Lidhja Demokatike e Kosovës, tha se partia e tij do të përdorë të gjitha mjetet demokratike për të mbrojtur...
    Lajme17 Mars 2025
    Sipas Eugen Cakollit, në PZAP janë dorëzuar vetëm 6 ankesa brenda afatit ligjor 48-orësh. Tri ankesa vijnë nga një kandidat i PDK-së,...
    Lajme17 Mars 2025
    Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka shprehur shqetësimin e tij për mundësinë që ish-presidenti Hashim Thaçi...
    Lajme17 Mars 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar që Lëvizja Vetëvendosje po e kërkon anulimin e votave me postë të mërgatës për shkak që...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.