[wp-story]

Sport

Lufta në Rumani: Gjithçka nisi nga një shqiptar

Lufta në Rumani: Gjithçka nisi nga një shqiptar
21:43 | 02 Gusht 2019

“Ajo që ndodhi në fushë në minutat e fundit të kohës shtesë është thjeshtë e papranueshme. Ndeshja nuk duhet të kishte vazhdua”.

Me këtë komunikatë për shtyp, klubi Budapest Honved ka ngritur zërin dhe ka bërë kërkesë për fitore në tavolinë ndaj ekipit rumun, Universatea Craiova që siguroi kualifikimin në turin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës, pasi fitoi me penallti.Në minutën e 119 të ndeshjes trazirat nisën në tribunën ku ndodheshin tifozët e Craiovas që kanë hedhur flakadanë dhe sende në fushë.

Një lëndë plasëse ka shpërthyer pranë arbitrit kryesor të ndeshje që është mjekuar teksa ambulanca ka zbritur në fushë po edhe një çakmak e ka goditur atë.

Dhe të mendosh, që duke parë pamjet, gjithçka nisi nga futbollisti shqiptar, Kamer Qaka ish futbollist i kombëtares që në nerva e sipër goditi kundërshtarin në fytyrë dhe tifozëria mori “zjarr” edhe më shumë.UEFA mund të marrë masa ndaj klubit por edhe futbollistit pasi Komisioni i Disiplinës është duke e hetuar ngjarjen.

Petrol Company në muajin e shenjtë të Ramazanit, dhuron pako ushqimore per familjet nevojtare në qytetin e Vitisë

Të tjera