×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    “Lufta” në Meksikë, zbulohet kush e liroi djalin e El Chapos

    FrontOnline
    20 Qershor 2020

    Presidenti i Meksikës, Andrés Manuel López Obrador deklaroi se e kishte urdhëruar ai personalisht lirimin e njërit prej djemve të lordit famëkeq të drogës Joaquín “El Chapo” Guzmán, pas ndalimit të shkurtër që iu bë atij gjatë një operacioni ushtarak.

    Skenat e përplasjeve të dhunshme operacionit e vunë në siklet të madh qeverinë e Obradorit pasi arrestimi i shkurtër i Ovidio Guzmán, bëri që forcat e sigurisë të rrethoheshin nga anëtarët e kartelit Sinaloa. Qindra vetë të armatosur rëndë zbarkuan në Culiacán, një qytet me një milion njerëz.

    Rrethimi i forcave qeveritare zgjati disa orë, kohë përgjatë së cilës u ngritën deri dhe postblloqe e pati dhe shkëmbime zjarri nëpër rrugë. Por dështimi i operacionit për arrestimin e të riut, pavarësisht kaosit të krijuar, nxiti akuzat se qeveria ishte dorëzuar përballë dhunës së kartelit dhe ngriti dyshime mbi përpjekjet e presidentit për të reformuar strategjinë e sigurisë së Meksikës.

    Obrador më herët pat thënë se kabineti i tij i sigurisë bëri thirrjen për lirimin e Ovidios, një vendim të cilin ai siç tha e miratoi për të mbrojtur banorët e terrorizuar, shkruan gazeta Shqip. Tani megjithatë, për të parën herë ai pranoi se urdhrin e ka dhënë vetë, duke shtuar se hodhi këtë hap me qëllimin të mos rrezikohej popullsia. Obrador shtoi se disa ditë më vonë Donald Trump ofroi të ndihmojë në goditjen e kartelit, por Meksika nuk e pranoi. SHBA vazhdon të kërkojë ekstradimin e Ovidio Guzman

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni20 Korrik 2025
    Sekretari i Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare (NSDC) të Ukrainës, Rustem Umerov, ka propozuar mbajtjen e një raundi të ri bisedimesh...
    Bota/Rajoni20 Korrik 2025
    Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama tregon produktet e bllokuara në 6 ditë nga institucionet pasi tregtoheshin...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Së paku 32 persona janë vrarë pasi trupat izraelite kanë hapur zjarr ndaj banorëve të Gazës që kërkonin ndihma ushqimore. Sipas ministrisë...
    Të tjera
    Lajme19 Korrik 2025
    Nga mbi një orë e 10 minuta sa ishin më herët pritjet e mërgimtarëve për të hyrë në pikëkalimin kufitar te Dheu...
    Ekonomi19 Korrik 2025
    Si pasojë e zjarreve që ishin jo të pakta, në ditët me temperatura të larta, nga korriku janë djegur sipërfaqe të tëra...
    Sport19 Korrik 2025
    Klubi futbollistik Llapi përmes një komunikate zyrtare ka njoftuar se Diar Vokrri është transferuar tek Ballkani.  Ky transferim është bërë pas kërkesës...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Së paku 32 persona janë vrarë pasi trupat izraelite kanë hapur zjarr ndaj banorëve të Gazës që kërkonin ndihma ushqimore. Sipas ministrisë...
    Lajme19 Korrik 2025
    Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka bërë të ditur përfundimin e punimeve në dy rrugë të rëndësishme në qytet “Bislim Bajgora” dhe...
    Lajme19 Korrik 2025
    Selim Marevci, shefi i kabinetit të Kryetarit të Ferizajt, Agim Aliut, ka publikuar një video  të nënkalimit i cili është përuruar gjatë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.