×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    LSDM: Do të ketë grupime deri në 50 persona në hapësira të hapura, 30 persona në hapësira të mbyllura

    FrontOnline
    19 Qershor 2020

    Kosta Petrov, nënkryetari i LSDM-së, njoftoi masat themelore mbrojtëse të partisë në pushtet gjatë fushatës zgjedhore, në të cilat nuk do të ketë mitingje me më shumë se 50 persona në hapësira të hapura dhe 30 persona në ambiente të mbyllura, dhe gjithashtu nuk do të ketë aktivitete derë më derë

    “Në këto kushte të pandemisë globale të coronavirusit dhe luftës kundër armikut të rrezikshëm dhe të paparashikueshëm, ju siguroj se do të zhvillojmë një fushatë të sigurt dhe votim 100 përqind të sigurt në 15 korrik. Fushata jonë do të jetë pa mitingje, tubime të mëdha. Do t’u drejtohemi qytetarëve në dy mënyra me aktivitete dixhitale në internet: video dhe mesazhe grafike përmes mediave sociale, video konferencave live përmes Internetit, paraqitje të të ftuarve në media, video, banderola në internet. Grupi tjetër i aktiviteteve është offline dhe përfshinë billborde, programet e shtypura, stendat e informacionit, konferencat për shtyp, si dhe takimet me qytetarë me një audiencë të kufizuar prej 50 qytetarësh në hapësira të hapura dhe 30 persona në hapësira të mbyllura. Të gjitha ngjarjet do të mbahen me respektim të rreptë të protokolleve për organizimin e ngjarjeve publike”, tha Petrov.

    Sipas protokollit të publikuar nga LSDM, të gjithë ata pranishmit në një ngjarje publike ose në një takim duhet të mbajnë maskë mbrojtëse, duhet të lajnë duart rregullisht ose të kryejnë dezinfektim, të cilin do ta sigurojë organizatori, mbajtja e distancës prej 2 metrash. Do të ngrihen stacione mbrojtëse COVID-19, në të cilat do të ketë dezinfektues dhe maska. Përgatitja e ngjarjeve do të bëhet në internet, në mënyrë që të shmanget grupimi i panevojshëm fizik.

    Për shkak të punimeve në rrjet në këto zona do ketë ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni01 Dhjetor 2023
    Numri i palestinezëve të vrarë që nga përfundimi i armëpushimit ka arritur në 109, Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë...
    Bota/Rajoni01 Dhjetor 2023
    Fitorja e së djathtës ekstreme u konfirmua zyrtarisht sot në Holandë, teksa lideri i saj Geert Wilders po lufton për të formuar...
    Bota/Rajoni01 Dhjetor 2023
    Për herë të parë që kur kreu agresion të armatosur kundër Ukrainës më 24 shkurt 2022, të krijohet përshtypja se Rusia mund...
    Të tjera
    Vip01 Dhjetor 2023
    Banorja e Big Brother VIP Kosova, Shqipja ka argumentuar me banorët e tjerë se “thënia ‘në kuadër të lojës’, nuk është asgjë...
    Vip01 Dhjetor 2023
    Banorja e Big Brother VIP Kosova, Lindita i ka treguar Albës për një situatë të ‘sikletshme’ që i kishte ndodhur me Lumbardhin....
    Vip01 Dhjetor 2023
    Adri dhe Edona janë kapur me Azemin, pas kurthit që ai dhe Blerando ia thurën banorëve. Si Adri po ashtu edhe Edona,...
    Vip01 Dhjetor 2023
    Banorët e Big Brother VIP Kosova, Lumbardhi dhe Alby kanë treguar mbrëmë se kush nga banorët mendojnë se janë fallco. Teksa bisedonin,...
    Vip01 Dhjetor 2023
    Banorët e Big Brother VIP Kosova, Blero dhe Edona kanë debatuar ashpër mbrëmë. Blero ia ka ngritur zërin Edonës për shkak se...
    Vip01 Dhjetor 2023
    Mbrëmë ka qenë një natë e gjatë për banorët, ku pas përfundimit të darkës së nominuarve, kanë pësuar edhe debate të shumta...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.