×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Llokuma veriu, mësoni recetën e shijshme të traditës

    FrontOnline
    16 Qershor 2022

    Nga emri mund të gënjeheni e të mendoni për llokumet me arra, por receta e më poshtme bën fjalë për petulla.

    Njihen më së shumti si “llokuma”, këto petulla janë karakteristikë e veriut të Shqipërisë dhe Kosovës.

    Kjo është recetë tradicionale që premton shije perfekte.

    Mund t’i përgatisni kurdoherë për të miqtë dhe të afërmit tuaj pasi janë shumë të lehta për t’u përgatitur.

    Mjafton kombinimi i duhur i sasisë së miellit dhe kosit dhe ju do të mrekulloheni me shijen e tyre.

    Përbërësit

    700 – 800 gr miell

    1 gotë uji me kos (250 ml)

    3 vezë

    1 lugë çaji me sodë buke

    Pak sheqer dhe kripë

    Përgatitja

    Në një tas të madh hidhni vezët, kosin, sheqerin e kripën dhe me telin e kuzhinës rrihini derisa të formoni një masë të njëtrajtshme.

    Ndërkohë bashkoni miellin me sodën e bukës dhe së pari kalojini në sitë.

    Kështu do të shmangni krijimin e kokrrizave në brumin e petullave.

    Hidheni miellin tek përzierja e kosit dhe vezëve me ndihmën e një lugë gjelle.

    Brumi do të jetë më i trashë se i petullave të zakonshme por më i butë sesa ai i byrekut.

    Kur të keni mbaruar sasinë e miellit kalojeni në tavolinë dhe punojeni me duar.

    Ndajeni brumin në dy pjesë dhe lëreni të pushojë për 30 minuta.

    Më pas AgroWeb.org ju sugjeron që ta hapni me petës në formën e një pete me trashësi 1 cm.

    Priteni në forma të ndryshme me ndihmën e një thike dhe ndërkohë vendosni një tigan me vaj që të ngrohet.

    Këshillohet që t’i skuqni petullat duke i kthyer nga të dyja anët derisa të marrin një ngjyrë të artë.

    Kur të keni mbaruar me pjesën e parë të brumit hapni dhe tjetrën dhe ndiqni po të njëjtët hapa.

    Servirini të ngrohta duke i shoqëruar me reçel, mjaltë ose për personat që preferojnë ushqimet e kripura mund t’i kombinojnë me djathë të bardhë.

    Nga Rubrika
    Lifestyle28 Nëntor 2024
    Dashi Kjo do të jetë një ditë reflektimi për të lindurit e kësaj shenje. Ndoshta nuk i keni kaluar ende disa probleme...
    Lifestyle27 Nëntor 2024
    Me ardhjen e ditëve më të ftohta, shumë njerëz po pyesin se si temperaturat e ulëta ndikojnë në shëndetin, e veçanërisht në...
    Lifestyle26 Nëntor 2024
    Dhimbjet e kokës që shfaqen në mëngjes mund të kenë shkaktarë të ndryshëm. Ato mund të jenë rezultat i ndryshimit në fiziologjinë...
    Të tjera
    Lajme29 Nëntor 2024
    Komuna e Prishtinës ka anuluar përurimin e Parkut të Ulpianës, që ishte paraparë të bëhej sot. Në njoftimin e lëshuar thuhet se...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Lista serbe po përgatitet të merr pjesë në zgjedhjet e Kosovës më 9 shkurt. Nga 120 vende parlamentare, 10 janë të rezervuara...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Sot bëhet një vit nga vrasja e Liridona Ademajt. Ajo u vra në lagjen “Bërnicë” të Prishtinës, dhe si i dyshuari kryesor...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Një aksident me fatalitet ka ndodhur në rrugën Kaçanik-Hani i Elezit, raporton FrontOnline. Lajmin për FrontOnline e ka konfirumuar Agim Gashi nga...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Ndërtesa e komunës së Zveçanit është sulmuar me granatë dore, mbrëmë pas mesnate. Përvec policisë, rastin e ka konfirmuar edhe kryetari i kësaj...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Liderja e opozitës serbe, Marinika Tepiq, publikoi një aurdio-regjistrim për të cilin thotë se dëshmon që nënkryetari i Kuvendit të Vojvodinës, Damir...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.