×
  • Lajme
  • Lajme

    Llapjanit i vdes në mëngjes gruaja nga koronavirusi, ai del të votojë: I gjalli me të gjallin i vdekuri me të vdekurin

    FrontOnline
    29 Nëntor 2020

    Një qytetar nga Podujeva, Sylejman Bllaca, ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar për kryetar të Komunës së Podujevës, ani pse mëngjesin e sotëm, i ka vdekur gruaja nga infektimi me COVID-19.

    Në një deklaratë për Rtv Dukagjini, qytetari llapjan, kërkoi nga bashkëvendasit e tij që të dalin dhe të votojnë, përkundër çfarëdo rrethane.

    Bllaca, u shpreh se arsyeja pse ka dalur të votojë, përkundër dhimbjes nga vdekja e gruas së tij, është e drejta për të shfrytëzuar fuqinë e tij qytetare.

    “Mua më ka vdekur gruaja sot në mëngjes, si pasojë e infektimit me koronavirus. Përkundër kësaj, unë kam dalur që të votojë dhe ta shfrytëzojë të drejtën time qytetare. I lus të gjithë qytetarët tjerë që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre. Ani pse unë kam dhimbje për humbjen e gruas, një fjalë e popullit thotë: i gjalli me të gjallin dhe i vdekuri me të vdekurin”, u shpreh ndër të tjera ky qytetar./FrontOnline/

    Getinjo për LGBT: Nuk e kam pas mendimin shumë të mirë për ta
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Pasditen e sotme është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Brigada 153″ në Hajvali. Rasti ka ndodhur rreth orës...
    Lajme23 Prill 2024
    Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shumë gra e vajza që përjetuan dhunën seksuale nga forcat...
    Lajme23 Prill 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ndonjë rajon mund të ketë reshje të izoluara...
    Të tjera
    Lajme23 Prill 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka kujtuar Ditën Ndërkombëtare të Turqve të Kosovës, ku i ka falënderuar qytetarët e vendit nga...
    Sport23 Prill 2024
    Superliga e Turqisë se mbylli javën e 33-të, ndërsa nuk kishte pak befasi në rezultate. Por, vëmendja më e madhe shkon në...
    Lajme23 Prill 2024
    Ministrja e Arsimit, Arbërie Negavci, ka reaguar pasi profesori Xhevat Krasniqi me vendim të rektoratit dhe këshillit të ttikës është pezulluar nga...
    Sport23 Prill 2024
    Është vetëm 22 vjeç, por ka arritur që të korrë suksese qysh në moshë të re. Vetëm deri më tani është shpallur...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka pranuar një telefonatë nga shefi i Republikës së Francës, Emmanuel Macron, gjatë ditës së sotme. Siç njofton presidenca...
    Lajme23 Prill 2024
    Në një rast të pashembullt në historinë e Shteteve të Bashkuara avokatët që përfaqësojnë ish Presidentin Donald Trump do të përpiqen të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.