×
  • Sport
  • Sport

    Llapi reagon për mosftesën e lojtarëve të tyre te Kosova U17

    FrontOnline
    22 Shtator 2021

    Llapi ka reaguar ndaj grumbullimit të Përfaqësueses së Kosovës U17 dhe përzgjedhësit Arsim Abazit për mosftesën e asnjë lojtarit të tyre.

    Llapjanët përmes një komunikate të lëshuar kanë kritikuar këta të fundit, duke theksuar se kjo nuk ka qenë hera e parë që lojtarët e Llapit U17 nuk janë ftuar nga ekipi kombëtar.

    Klubi nga Podujeva e vlerëson si padrejtësi mosftesën e futbollistëve, pasi sipas tyre, trajnerët dhe futbollistët po tregojnë suksese në kampionatin respektiv.

    Kosova U17 pësoi humbje 0:2 nga Shqipëria në ndeshjen vëllazërore të luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

    Reagimi i plotë:

    Klubi Futbollistik “Llapi” reagon ndaj grumbullimit të radhës së Përfaqësueses së Kosovës U-17 dhe përzgjedhësit Arsim Abazi për mosftesën e asnjë lojtari të grupmoshës U-17 të KF “Llapi” edhe pse nga klube tjera ka edhe nga 4 futbollistë të thirrur, ani pse cilësia e futbollistëve tanë në krahasim me disa futbollistë të klubeve tjera me plotë bindje themi se është shumë më e madhe. Kjo nuk është hera e parë sepse edhe në grumbullimet e kaluara kjo gjë i ka ndodhur futbollistëve të Akademisë së futbollit “Llapi”.

    Mendojmë se kjo është një padrejtësi e madhe kundrejt punës së trajnerëve të Akademisë sonë dhe futbollistëve që me përpikëri kryejnë detyrat si në stërvitje dhe në ndeshje kampionale dhe triumfojnë me rezultate bindëse ndaj klubeve në garat kampionale por kjo siq duket nuk i ka rënë në sy përzgjedhësit Arsim Abazi dhe stafit të tij që jo për dëshirë por po shihet edhe rezultati i ndeshjes (0-2) për Shqipërinë U17.

    Me mirëkuptim të plotë kërkojmë nga përzgjedhësi dhe stafi i tij që të kthejnë sytë nga djelmoshat e Akademisë së futbollit “Llapi” të cilët çdo ditë e më shumë po tregojnë rezultate kulminante dhe të cilat janë një pasqyrë reale për t’i grumbulluar me fanellën më të bukur në botë dhe atë që çdo kush ndihet krenar kur e vesh, të Përfaqësueses së Kosovës.

    KEDS fillon pilot projektin për inspektimin e rrjetit elektrik me dron
    Nga Rubrika
    Sport28 Mars 2024
    Manchester United raportohet se është i gatshëm të paguajë klauzolën e transferimit të Gleison Bremerit. Mbrojtësi iu bashkua Juventusit në verën e...
    Sport28 Mars 2024
    Pas formës së mirë dhe golave me Rapid Bukureshtin, Albion Rrahmani pritet që në verë të bëjë hapin e madh, gjë që...
    Sport28 Mars 2024
    Toni Kroos raportohet se ka rënë dakord të rinovojë kontratën me Real Madridin. Kontrata aktuale e mesfushorit skadon në fund të këtij...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Një situatë si ajo e Banjskës po paralajmërohet se mund të përsëritet. Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se...
    Sport28 Mars 2024
    Pas formës së mirë dhe golave me Rapid Bukureshtin, Albion Rrahmani pritet që në verë të bëjë hapin e madh, gjë që...
    Sport28 Mars 2024
    Toni Kroos raportohet se ka rënë dakord të rinovojë kontratën me Real Madridin. Kontrata aktuale e mesfushorit skadon në fund të këtij...
    Lajme28 Mars 2024
    Kuvendi i Kosovës ka rrëzuar rezolutën e opozitës për numrin e madh të kontratave njëburimore të nënshkruara gjatë mandatit të Qeverisë Kurti....
    Lajme28 Mars 2024
    Gjykata Evropiane për të Drejta të Njeriut do të jetë derë e re për drejtësi për shtetasit e Kosovës, nëse vendi anëtarësohet...
    Lajme28 Mars 2024
    Gjatë sesionit të paradites, ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes u mor në pyetje nga gjyqtari Guénaël Mettraux i cili e pyeti lidhur me një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.