Lajme

Lladrovci për zhvillimet në Kuvend: Askush nuk është mbi Kosovën dhe interesin nacional

Lladrovci për zhvillimet në Kuvend: Askush nuk është mbi Kosovën dhe interesin nacional
15:26 | 06 Maj 2021

Kryetari i komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, ka reaguar pas  zhvillimeve të sotshme në Kuvend, e ku deputetët e PDK-së dhe atë të VV-së patën një përplasje.

Lladrovci përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se kushdo që e ka pësuar nga okupatori serb, nuk ka të drejtë që familjen e vet ta vendos mbi Kosovën.

“Kushdo që ka pësuar nga okupatori serb, nuk e ka të drejtën që familjen e vet ta vendosë mbi Kosovën dhe interesin nacional, e as të bëj gabime në saje të kësaj sakrifice, sepse vet heronjtë dhe dëshmorët e patën më të vlefshme Kosovën dhe kombin se fatin personal apo familjar. Kjo duhet të vlejë edhe për Donikën, edhe për Sarandën dhe kushdo që ishte dhe është i goditur nga okupatori serb!”, ka shkruar ai.

Më tutje Lladrovci ka thënë se mosreagimi me kohë ndaj çdo shpifje për UÇK-në ka sjell degradimin institucional.

Mosreagimi me kohë ndaj çdo shpifje kundër UÇK-së, solli edhe degradimin institucional. Ky degradim nuk ka filluar…

Posted by Ramiz Lladrovci on Thursday, May 6, 2021

 

Comodita nis 35 kontejnerë me dyshekë për në SHBA

Të tjera