×
  • Lajme
  • Lajme

    Lladrovci merr përkrahje nga Ministri Kuqi për projektet në Drenas

    FrontOnline
    30 Shtator 2020

    Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci bashkë me stafin e tij ka pritur në takim Ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuqi.

    Kryetari Lladrovci në këtë takim shpalosi projektet me rëndësi për qytetarët, si vazhdimin e ndërtimit të lumit Drenica dhe Verbica, impiantin e trajtimit të ujërave të zeza si dhe projektin e liqenit akumulues në Verboc.

    “Me ministrin Kuqi biseduam për shumë projekte me rëndësi për qytetarët e Drenasit. Biseduam për ndërtimin dhe vazhdimin e lumit Drenica dhe Verbica, sidomos pjesa në Shtrubulllovë që ka mbetur pa u përfunduar. Diskutuam për projektin e impiantin e ujërave të zeza, liqenin akumulues në Verboc dhe projekte tjera të rëndësishme për komunën tonë. Shpresoj që bashkërisht t’i vazhdojmë takimet dhe t’i realizojmë këto projekte të rëndësishme”, është shprehur Lladrovci.

    Nga ana e tij, Lladrovci ka falënderuar ministrin për vizitën dhe gatishmërinë e tij për të ndihmuar në realizimin e këtyre projekteve, me rëndësi për qytetarët e Drenasit.

    Ndërsa, Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuqi konfirmoi gatishmërinë për të ndihmuar në projektet e paraqitura gjatë takimit, në përkrahje të konceptit të politikave zhvillimore të Kryetarit Lladrovci.

    “Me erdhi mirë për konceptin e Kryetarit Lladrovci për politikat zhvillimore për Drenasin. Biseduam për trajtimin e ujërave të zeza, rregullimin e lumit Drenica dhe Verbica dhe çështje tjera ambientale. Ajo çka është me rëndësi, biseduam edhe për liqenin akumulues të Verbocit, që ka rëndësi jetike për qytetarët e Drenasit. Kryetari Lladrovci ka bërë përpjekje maksimale për trajtimin e ujërave të zeza dhe ka arritur të rregulloj rrjetin e kanalizimit”, ka thënë Ministri Kuqi.

    Këto projekte dhe tjera janë duke u implementuar, tregojnë përkushtimin e qeverisjes Lladrovci në shërbim të qytetarëve.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Janar 2025
    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar sot lidhur me suspendimin e para disa të ditëve të...
    Lajme14 Janar 2025
    Prokuroria Themelore në Gjilan, i ka kërkuar Gjykatës Themelore caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit E.H., pasi i njëjti dyshohet...
    Lajme14 Janar 2025
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë aktvendim me të cilin ka refuzuar si të pabazuara kërkesat për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim...
    Të tjera
    Lajme14 Janar 2025
    Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, ka thënë se sulmi në Banjskë dhe ai në Ibër Lepenc, janë dy raste të ndara. Ai...
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK me numër 58, Ramë Vataj, ka shpalosur programin elektoral në praninë e një numri të madh qytetarësh...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për deputet dhe ish-shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj, përmes një video në Facebook, ka thënë se PDK garanton parneritet të...
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK, Nait Hasani, ka publikuar një postim të ngrohtë për mësuesin Sahit, duke e cilësuar atë si një...
    Vip14 Janar 2025
    Disa konflikte paraprake që kishin ndër këto javë qëndrimi në shtëpinë më të famshme, nxitën një tjetër debat mes dy banorëve. Ishte...
    Vip14 Janar 2025
    Driloni i ka thënë troç Xhenetës, se sipas tij Gjesti nuk do ta pres atë jashtë. Ai madje ia përmendi edhe shokët...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.