×
  • Lajme
  • Lajme

    Lladrovci kujton mikun Sabit Brokaj, ngushëllon familjen dhe miqtë e tij

    FrontOnline
    13 Shtator 2020

    Kryetari Drenasit, Ramiz Lladrovci, pas vdekjes së ish ministrit të Mbrojtjes së Shqipërisë, Sabit Brokaj, ka përkujtuar atë me vlerësimet më të larta, duke i shprehur ngushëllime familjes dhe miqve të tij.Lladrovci ka shkruar: Sot, kombi ynë mbeti pa një atdhetar të jashtëzakonshëm, ndërsa familja e tij dhe të gjithë ne që e njohëm, mbetëm pa familjarin, mikun, edukatorin dhe atdhetarin e rrallë.

    Postimi i Lladrovci në rrjetin social:

    Sot kaloi në amshim, miku im i çmuar, njëri nga kontribuuesit më të mëdhenj gjatë luftës tonë çlirimtare, prof. Sabit Brokaj.Vepra e tij jetësore është përplot angazhim profesional si kardiolog, si deputet dhe Ministër i Mbrojtjes së Shqipërisë. Në kujtime të paharruara për mua dhe të gjithë bashkëveprimtarët e bashkëluftëtarët mbetet koha kur rrezikohej qenia fizike e kombëtare, koha e luftës tonë për çlirim.Situatat në të cilat kaluam gjatë viteve sa ishte Ministër, Prof. Sabit Brokaj, do të shquhet me vendosmërinë, largpamësinë dhe atdhetarizmin, tipare këto të tij të paharrueshme.Sot, kombi ynë mbeti pa një atdhetar të jashtëzakonshëm, ndërsa familja e tij dhe të gjithë ne që e njohëm, mbetëm pa familjarin, mikun, edukatorin dhe atdhetarin e rrallë. Ngushëllime të sinqerta Familjes Brokaj dhe të gjithë atyre që e njohën e punuan me të.Lavdi jetës dhe veprës së Prof. Sabit Brokaj!

    8 Marsi në Park Hotel & Spa – Që t’i të ndjehesh si Mbretëreshë ….
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një kapiteni policor respektivisht shefit të sektorit qendror për hetimin...
    Lajme19 Prill 2024
    Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, e ka quajtur “të korruptuar” dhe “mashtrues” kryeministrin Albin Kurti. Përmes një reagimi në facebook, Lekaj thotë...
    Lajme19 Prill 2024
    Paraditen e sotme, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar fillimin e punimeve të zgjerimit të Rrugës Nacionale N-9, segmenti...
    Të tjera
    Lajme19 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministri për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka bërë të ditur se rruga Kijevë – Zahaq po bëhet dhe ka filluar...
    Sport19 Prill 2024
    Një raportim i ri ka pretenduar se Pep Guardiola mund të largohet nga Manchester City, teksa një emër befasues është duke u...
    Lajme19 Prill 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka reaguar Qeverisë së Kosovës për projektin e zgjerimit të rrugës Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë-Prizren, për të cilën qeveria...
    Sport19 Prill 2024
    Gjyqtarë të huaj në bashkëpunim me vendorë do të gjykojnë ndeshjet e basketbollit kosovar nga faza gjysmëfinale e play off-it. Nga burime...
    Vip19 Prill 2024
    Reperi i njohur shqiptar Stresi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj, ka hedhur akuza të reja në drejtim të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.