×
  • Lajme
  • Lajme

    Lladrovci del me një mesele për Kurtin: E kishin pasë pyet njërin, o Bac, kush vetët në shpinë tuaj?

    FrontOnline
    31 Janar 2023

    Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, e ka vlerësuar si shqetësuese mungesën e kryeministrit Albin Kurti në takimin e sotëm të Ambasadës se SHBA-së në Prishtinë.

    Ai ka bërë me dije se kryeministri Kurti duhet t`i shpjegon argumentet e tij në secilën tryezë.

    Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka treguar edhe një mesele për mungesën e Kurtit në këtë takim.

    Sipas tij, shefi i ekzekutivit më sa paku vetët në Kosovë.

    “Mungesa e Kryeministrit në takimin e ftuar nga Ambasada Amerikane për çështjen e Asociacionit është brengosëse. Sipas sistemit tonë juridik, roli dhe përgjegjësia e Kryeministrit është shumë e rëndësishme, e me theks të veçantë në fushën e negociatave me Serbinë, e ka dhënë verdiktin edhe Gjykata Kushtetuese, sipas të cilës procesi negociator është çështje/përgjegjësi ekskluzive e Kryeministrit. Mospjesëmarrja e Kryeministrit në takimin e sotëm të organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të diskutuar për çështjen e Asociacionit, është një mesazh dhe sinjal shqetësues. E kishin pase pyet njërin, o Bac, kush vetet në shpinë tuaj më së shumti, e ai i përgjigjet, të gjithë ngapak, veç Baci hiç”, ka shkruar Lladrovci në profilin e tij në “Facebook”.

    Sipas tij, Kosova ose duhet t`i zbatoj marrëveshjet e Brukselit ose t`i shfuqizojë ato.

    “Kryeministri, argumentet duhet t’i shtrojë në tryezën e diskutimeve. Edhe Jo-në e Zajednicës (Asociacionit), si njërën nga kauzat me të cilat ka ardhur në pushtet, duhet thënë aty. Janë dy rrugë, të sigurohen numrat e shfuqizohen marrëveshjet, ose fillon procesi i zbatimit të tyre siç ka thënë Gjykata Kushtetuese e qysh po deklarohen partnerët tanë që asociacioni nuk e zhbën karakterin unitar të Kosovës. Kryeministri duhet të dëshmohet më burrështetas se sa kaq. Raportet me ShBA-në janë çështje jetike për qenien tonë. Ato duhet t’i ruajmë si sytë e ballit!”, ka shkruar Lladrovci.

    KEDS vendos 17 trafo të reja në daljen e Ponoshecit të Gjakovës
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një gruaje në Skenderaj. Policia është duke e hetuar rastin. “Skenderaj / 23.04.2024-15:00. Ankuesi...
    Lajme25 Prill 2024
    Është raportuar i zhdukur një burrë në Ferizaj. Sipas policisë, ai ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. “Ferizaj 23.04.2024...
    Lajme25 Prill 2024
    Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut nga Bashkimi Demokratik për Integrim, partia më e madhe e shqiptarëve në RMV, është tallur me koalicionin...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    Sot takohen katër komisione parlamentare për të shqyrtuar çështje të ndryshme. Me fillim nga ora 09:00, Komisioni për Ekonomi shqyrton Projektrezolutën për...
    Lajme25 Prill 2024
    Është zhvilluar raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Nga radhët e shqiptarëve garuan Bujar Osmani, i koalicionit “Fronti...
    Lajme25 Prill 2024
    Pas numërimit të më shumë se gjysmës së rezultateve të votimeve në Maqedoninë e Veriut, BDI-ja ka filluar festën në Tetovë. Ata...
    Lajme25 Prill 2024
    Shtetet e fuqishme perëndimore, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca e Gjermania i kanë kërkuar edhe një herë kryeministrit Albin Kurti...
    Lajme25 Prill 2024
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot vazhdon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve. Gjykimi do të rinis në...
    Lajme25 Prill 2024
    Sot do të mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku në mesin e pikave të rendit të ditës është edhe shqyrtimi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.