Sport

Liverpooli vazhdon me fitore dhe merr kreun e tabelës, fiton edhe Arsenali, kurse Man City ngec ndaj Southamptonit

Liverpooli vazhdon me fitore dhe merr kreun e tabelës, fiton edhe Arsenali, kurse Man City ngec ndaj Southamptonit
17:56 | 18 Shtator 2021

Liverpooli e ka vazhduar ecurinë e fitoreve në elitën e futbollit anglez, Premierligë.

“Të Kuqtë” e drejtuar nga Jurgen Klopp janë përballur sot me Crystal Palacen në “Anfield”, shkruan FrontOnline.

Ndeshja e javës së pestë në Premierligën angleze i takoi Liverpoolit me rezultat 3:0, ku golat u shënuan nga Mane (’43), Salah (’78) dhe Keita (’90).

Me këtë fitore, Liverpooli ngritet në vendin e parë në tabelë me 13 pikë, kurse Crystal Palace bie në vendin e 12-të me pesë sosh.

Nga ana tjetër, Arsenali e ka shënuar fitoren e dytë rresht në Premierligën angleze.

Në “Turf Moor”, skuadra e Mikel Artetës e ka mposhtur Burnleyn me rezultat minimal, 0:1, me golin e shënuar nga Martin Odegaard (’30).

Me këtë fitore, Arsenali ngritet në vendin e 12-të në tabelë me gjashtë pikë, kurse Burnley bie në vendin e 19-të me një sosh.

Për fund, Manchester City nuk ka arritur t’i bëjë ballë Southamptonit në “Etihad Stadium”, ku ka barazuar pa gola 0:0./FrontOnline/

1 abonim, 3 paisje, 240 kanale shqip – NimiTV në gjithë Evropën për vetëm 99.90€ për 12 muaj

Të tjera