[wp-story]

Lajme

Lista Serbe sot vendos nëse do të marrë pjesë në zgjedhjet e 6 tetorit

Lista Serbe sot vendos nëse do të marrë pjesë në zgjedhjet e 6 tetorit
07:53 | 05 Shtator 2019

Kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq njoftoi dje se subjekti politik që ai drejton do të shpallë vendimin përfundimtar gjatë ditës së sotme për të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.

“Pasnesër në mesnatë është afati i fundit për paraqitjen e listave, dhe unë mendoj se nesër (sot), ne do të dalim me një pozicion përfundimtar për pjesëmarrje për zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, tha Rakiq.

Në Graçanicë, Rakiq tha se konsultimet brenda Listës Serbe ishin ende në proces për të paraqitur listën e zgjedhjeve të parakohshme.

Ai kujtoi se qëndrimi i presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq për zgjedhjet në Kosovë është i njohur dhe se anëtarët e Listës Serbe janë në komunikim të vazhdueshëm me të

Super zbritje në “Petrol Company”

Të tjera