Lajme

Lipjani do të mbetet 7 orë pa ujë sot

Lipjani do të mbetet 7 orë pa ujë sot
11:07 | 09 Korrik 2020

Komuna e Lipjanit nuk do të ketë furnizim me ujë të pijshëm gjatë ditës së sotme, duke filluar nga ora 11:00 deri në orën 18:00, .

Kështu ka bërë të ditur Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, përmes një komunikate për media.

Ujësjellësi ka njoftuar se arsyeja e kësaj ndërprerje është pastrimi dhe dezinfektimi i rezervuarëve, si dhe kyçja e gypit të ujit.

“Të nderuar konsumatorë të komunës së Lipjanit, ju njoftojmë se gjatë ditës së sotme, duke filluar nga ora 11:00 deri në orën 18:00, nuk do të ketë furnizim me ujë të pijshëm. Arsyeja e kësaj ndërprerje është pastrimi dhe dezinfektimi i rezervuarëve, si dhe kyçja e gypit të ri të ujit, HDPE 100 D=400 PN 10 bar në rezervuar të qytetit”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.

1 abonim, 3 paisje, 240 kanale shqip – NimiTV në gjithë Evropën për vetëm 99.90€ për 12 muaj

Të tjera