×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj: Ushtarët e UÇK-së s’janë kriminalë, Daçiq shpërfaq logjikën e krimit të Serbisë

    FrontOnline
    07 Tetor 2020

    Kryetari i Nisma Socialdemokrate Fatmir Limaj ka komentuar deklarimet e Sllobës së vogël Ivica Daçiq rreth varrezave masive dhe fyerjeve të ministrit serb të Mbrojtjes Aleksandër Vulin ndaj shqiptarëve.

    Ai në Debat Plus të TV Dukagjinit ka thënë se lufta dhe ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk kanë qenë kriminelë, por janë pikërisht serbët ata që kanë kryer krime dhe masakra të tmerrshme ndaj shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë.

    “Ivica Daçiq është ai që ka qenë gjithë. Ai shpërfaq logjikën kriminale të Serbisë”, ka thënë Limaj.

    Daçiq, ministër në detyrë i Punëve të Jashtme në Serbi, u nervozua në një emision televiziv me serbët, që, sipas tij, po tregojnë se ku janë varret masive të shqiptarëve në Serbi.

    “Mos u merrni me amerikanët, gjermanët, turqit dhe gjithë të tjerët. Çfarë të bëjmë me serbët të cilët flasin budallallëqe të ndryshme, iu tregojnë shqiptarëve dhe kroatëve se ku janë të varrosur shqiptarët në gjithë Serbinë”, ka thënë Daçiq për një televizion në Serbi.

    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano, kur është pyetur lidhur me deklaratat e Daçiq, ka thënë se “BE nuk i komenton deklaratat e politikanëve, por ditëve të fundit kanë vërejtur se disa deklarata që nuk shkojnë në drejtim të rritjes së mirëbesimit dhe pajtimit mes popujve të rajonit të Ballkanit Perëndimor”.

    Qeveria e Kosovës i ka cilësuar skandaloze deklaratat e zyrtarëve serbë duke shtuar se këto deklarata dëshmojnë se Beogradi zyrtar qëllimisht dhe vetëdijshëm i ka mbuluar gjurmët e krimit, duke e mbajtur fshehur vendndodhjen e varrezave masive, në të cilat kanë përfunduar qindra-mijëra civilë të pafajshëm.

    Ministrja e Jashtme Meliza Haradinaj – Stublla, u ka nisur letër ambasadorëve të shteteve të QUINT-it, duke kërkuar që të dënojnë deklaratat e ministrave serbë.

    Edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pyetur në Twitter presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, nëse gjuha raciste e Vulinit ishte përdorur njëmend në komunikatën zyrtare të shtetit.

    KEDS: Erërat dhe reshjet e borës shkaktojnë dëme në rrjetin elektrik, disa zona mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Anëtari i kryesisë së PDK-së, Arben Mustafa ka përshkruar si shumë të rëndë situatën ekonomike në vend bile ai ka shkuar aq...
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor, pasi një ankese nga një qytetar sot në Prizren. Sipas tij,...
    Lajme19 Prill 2024
    Një 17 vjeçar është arrestuar sot në Ferizaj nën dyshimin se ka tentuar ta vras me thikë një 20 vjeçar. I lënduari...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Ndihmëssekretari i Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike i Departamentit të Shtetit Amerikan, James O’Brien, nesër do qëndrojë në Beograd. Ai madje...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Ka dështuar për të tretën herë, nisja e gjyqit të themelit për 19 të pandehurit në dosjen e ashtuquajtur si “Plumbi i...
    Sport19 Prill 2024
    Komisioni Disiplinor dhe i Etikës i Federatës së Futbollit të Kosovës të premten ka shpallur dënimet për të përfshirët në kurdisjen e...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Sport19 Prill 2024
    Berat Gjimshiti zhvilloi një tjetër paraqitje mbresëlënëse me Atalantën në UEFA Europa League  në sfidën e dytë çerekfinale ndaj Liverpoolit, aty ku...
    Lajme19 Prill 2024
    Prokuroria Themelore në Prishtinë të enjten dorëzoi në Gjykatën Themelore në Prishtinë kërkesën për caktim të masës së paraburgimit ndaj Edin Nevzadit, administrator...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.