[wp-story]

Lajme

Limaj thotë se Nisma do të jetë befasia e këtyre zgjedhjeve

Limaj thotë se Nisma do të jetë befasia e këtyre zgjedhjeve
20:07 | 15 Gusht 2019

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka paralajmëruar se partia të cilën ai e drejton do të jetë befasia e këndshme e zgjedhjeve të parakohshme.

Kreu i Nismës ka thënë se të gjitha degët dhe strukturat e Nismës po angazhohen maksimalisht në mënyre që të arrihen objektivat në këto zgjedhje.

“Drejtuesit e degëve të Lipjanit, Shtimes dhe Fushë Kosovës në takimin e sotëm me kryetarin Limaj dhe sekretarin Sherifi rikonfirmuan gatishmërinë e tyre për sfidat e ardhshme zgjedhore”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Nismës Socialdemokrate.

Njoftimi i plotë:

Takim pune me drejtuesit e degës së Nismës në Lipjan, Shtime dhe Fushë Kosovë.

Angazhim maksimal i të gjitha degëve dhe strukturave të Nismës për t’i arritur objektivat për zgjedhjet e parakohshme.

Drejtuesit e degëve të Lipjanit, Shtimes dhe Fushë Kosovës në takimin e sotëm me kryetarin Limaj dhe sekretarin Sherifi rikonfirmuan gatishmërinë e tyre për sfidat e ardhshme zgjedhore.

Kryetari Limaj tha ndër tjerash se Nisma Socialdemokrate do të jetë befasia e këndshme e këtyre zgjedhjeve.

Shkojmë drejt zgjedhjeve të parakohshme, me bindje të plotë se në legjislaturën e VII, NISMA Socialdemokrate do të jetë e përfaqësuar me 10+ deputetë!

Super zbritje në “Petrol Company”

Të tjera