[wp-story]

Lajme

Limaj takon ambasadorin e ri britanik në Kosovë

Limaj takon ambasadorin e ri britanik në Kosovë
13:21 | 06 Shtator 2019

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Fatmir Limaj, ka pritur në një takim ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosove, Nicholas Abbott, të cilit i ka uruar mirëseardhjen në Kosovë.

Limaj përmes një postimi në Facebook, ka bërë me dije se në këtë takim kanë biseduar për zhvillimet aktuale në vend, me theks të veçantë zgjedhjet e parakohshme që mbahen, më 6 tetor.

Kreu i Nismës ka thënë se në këtë takim ka potencuar bashkëpunimin dhe ndihmën e jashtëzakonshme që vendi ynë ka me Mbretërinë e Bashkuar.

“Jam i bindur që ky bashkëpunim dhe ndihma e ambasadorit, Nicholas Abbott, në proceset që do të kalojë Kosova do të vazhdojë si deri taahti.

Postimi i plotë i Limajt:

Pata kënaqësinë ta prisja në takim njoftues, ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, të cilit i urova mirëseardhjen në Kosovë.

Me ambasadorin Britanik biseduam për zhvillimet aktuale në vend, me theks të veçantë zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen më 6 tetor në Kosovë.

Kosova është me fat që ka miq të tillë siç është Mbretëria e Bashkuar e cila ka ndihmuar Kosovën në të gjitha proceset që ka kaluar vendi ynë.

Në këtë takim me ambasadorin potencova bashkëpunimin dhe ndihmën e jashtëzakonshme që vendi ynë ka me Mbretërinë e Bashkuar.
Jam i bindur që ky bashkëpunim dhe ndihma e ambasadorit, Nicholas Abbott, në proceset që do të kalojë Kosova do të vazhdojë si deri tani.FL

Petrol Company në muajin e shenjtë të Ramazanit, dhuron pako ushqimore per familjet nevojtare në qytetin e Vitisë

Të tjera