×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj kërkon dorëheqjen e Kurtit

    FrontOnline
    21 Mars 2023

    Zhvillimet e fundit që kanë të bëjnë me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe marrëveshjen e arritur së fundmi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuqiq për aneksin për të cilin u dakorduan në Ohër të Maqedonisë se Veriut u diskutua sonte në RKT me kryetarin e Nismës Social Demokrate, Fatmir Limaj.

    Limaj tha se kjo është vazhdimësi e asaj që ndodhi në Bruksel në shkurt, pra pranimi i planit frankogjerman. “Kjo në Ohër ka qenë më shumë diskutim për implementimin e asaj që ka ndodhur në Bruksel, pra nuk kishte asgjë befasuese pas asaj që ka ndodhur atje” .

    “Siç e pamë ishte i njëjti skenar, ishte i njëjti spektakël. Doli se ky aneksi ishte edhe me i shkurtër dhe më i koklavitur se ajo e para. Marrëveshjen e shohë më gjerë se neni i shtatë dhe ai i dhjetë, këtu ka disa gjëra të dëmshme në këtë marrëveshje, e para është në preambulë. Për herë të parë ka një kryeministër të Kosovës që ka pranuar të dakordohet me një dokument që shkruan “duke mos paragjykuar statusin e  Kosovës”, ka thënë Limaj.

    Prandaj, sipas tij, me u fut me lexua një marrëveshje që pranon faktin që statusi i Kosovës është i pa zgjidhur. “Kjo është devijim dhe kryeministri i Kosovës duhet të jep dorëheqje”.

    “Edhe pika e gjashtë është problematike. Pika e shtatë është po ashtu problematike. Në piken e shtatë janë tri momente siç është kjo për vetmenaxhim. Përfshirë edhe mundësinë e asistencës financiare nga Serbia dhe kanalet e komunikimit direkt të komunitetit serb me Qeverinë e Kosovës. Çfarë kanali tjetër i duhet  komunitetit serb për me komunikua me Qeverinë e Kosovës. Ata i kanë deputetët në parlament, i kanë të drejtat e tyre të garantuara me Pakon e Ahtisarit, e kanë votën e dyfishtë në Parlament, i kanë ministrat në Qeverinë e Kosovës. Kryetarët e komunave dhe ligji për pushtetin lokal i jep komunikimin me ministrinë e administratës së pushtetit lokal e më të gjitha ministritë . Shtrohet pyetja çfarë kanali tjetër të komunikimit i duhet komunitetit serb me qeverinë kur ai është pjesë e saj dhe kjo për mua është e softistikuar”, tha ai.

    Rame Lahaj, ambasador i VISA Infinite kartelës së Bankës TEB
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, deklaroi se Prishtina duhet të përmbushë detyrimet e saj nga marrëveshjet me Beogradin,...
    Lajme19 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira të pakta në orët e para të mëngjesit, më pas pritet shtim...
    Lajme19 Prill 2024
    Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ballkanin Perëndimor dhe ndërmjetësit të dialogut Kosovë -Serbi....
    Të tjera
    Sport19 Prill 2024
    Ish-mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka dërguar një mesazh frymëzues për Topçinjtë teksa po hyjnë në ndeshjen e fundit të betejës së...
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor, pasi një ankese nga një qytetar sot në Prizren. Sipas tij,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Lajme19 Prill 2024
    Një 17 vjeçar është arrestuar sot në Ferizaj nën dyshimin se ka tentuar ta vras me thikë një 20 vjeçar. I lënduari...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Sport19 Prill 2024
    Trojet shqiptarë kanë nxjerrë njerëz të suksesshëm dhe të mbërrirë në fusha të ndryshme. Pa diskutim, sportistët ishin ata që i bënë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.