×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj i befasuar me rritjen e LVV-së: Në kushte normale nuk ka pasur zhvillime që të arrihet ky rezultat

    FrontOnline
    25 Shkurt 2021

    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se procesi zgjedhor ka shkuar në rregull, por thotë që është i befasuar se si VV i ka dyfishuar votat.

    Ai thotë se me kohë do të merren parasysh ato që ndodhën, por thotë se zhvillimet në Kosovë nuk ishin reale për këtë ndryshim.

    Ai ka komentuar rezultatin e partisë së tij, e cila nuk kaloi pragun, duke thënë se puna që kanë bërë në terren ka qenë e madhe.

    “Është e vërtetë që kemi pasur vetëbesim duke marrë parasysh aktivitetin në terren, punën ekipore. Mund të them se nisma nuk ka pasur asnjëherë më shumë fushatë se sa tani ën terren. Kemi qenë të bindur se ajo që mund të bëjmë si struktura dhe aktivistë në terren. Rezultati në fund, ajo që prodhoi rezultati zgjedhor. Doli që ne kemi qenë në garë politike shumë të pazakontë për zgjedhje normale. Duke llogaritur se Kosova ka kaluar në demokraci normale, tash e disa vite bëjmë zgjedhje. Një proces demokratik. Nuk është hera e parë që kemi ndryshim sistemi. Ajo që kemi parë është se janë zgjedhje përtej normales dhe normalitetit demokratik. Kemi pasur parametra të jashtëzakonshëm në krahasim me demokracinë. Shihet se nuk kemi pasur një rezultat normal demokratik”, ka thënë ai.

    Ai ka treguar edhe cfarë e ka befasuar më së shumti me rezultatet e zgjedhjeve.

    “Është goxha interesante se si një subjekt mund të rritet dyfish. Koha do të na tregojë se si ndodhi deri tek ky rezultat. Në kushte normale nuk ka pasur zhvillime që të arrihet ky rezultat. Kur kemi një diktaturë, atëherë është e kuptueshme”, ka thënë Limaj.

    COMODITA, aset kontribues në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Gjatë seancës së Kuvendit Komunal në Gjilan ka ndodhur një konflikt mes dy asamblistëve. Njëri nga asamblistët e Vetëvendosjes i është vërsulur...
    Ekonomi25 Prill 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se aktualisht janë 300 milionë euro shumë totale në formë të marrëveshjeve ndërkombëtare që sipas tij,...
    Lajme25 Prill 2024
    Institucioni i Avokatit të Popullit është shprehur jashtëzakonisht i shqetësuar në lidhje me deklarimet e fundit për ngacmimet seksuale në Universitetin Publik...
    Të tjera
    Vip25 Prill 2024
    Një zarf i bardhë mbërriti pak momente më herët në ambientet e shtëpisë së ‘BBV3’. I lexuar prej Julit, zarfi njoftoi se...
    Vip25 Prill 2024
    Sara Gjordeni tregon se në cilin muaj të shtatzënisë është Sara Gjordeni njoftoi ditë më parë se ajo dhe Bardhi janë në...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, bëri thirrje të enjten për mbrojtje më të fortë dhe më të integruar evropiane dhe tha se...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, bëri thirrje të enjten për mbrojtje më të fortë dhe më të integruar evropiane dhe tha se...
    Lajme25 Prill 2024
    Zëvdendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, gjatë pjesës së deklarimit të qeverisë në seancën e sotme plenare...
    Sport25 Prill 2024
    Pas përballjes së mbrëmshme interesante mes Golden Eagle Yllit dhe Pejës, sonte na pret një tjetër ballafaqim gjigant në basketbollin kosovar. Sigal...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.