×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj: E padrejtë përfshirja e vajzës e të dyshuarit që përfitoi nga 2 milionët

    FrontOnline
    21 Tetor 2020

    Famir Limaj, kryetari i Nismës Socialdemokrate, ka folur rreth asaj që është publikuar në media se vajza e të dyshuarit, pronarit të firmës “LDA Group” për 2 milionë eurot që u transferuan nga Thesari i Shtetit, është këshilltare e Albulena Bala-Halimi, zëvendëskryeministres së parë.

    Limaj ka thënë se vajza e personit në fjalë nuk duhet të përfshihet në këtë ngjarje dhe e konsideron joprofesionale nga mediat, publikimin e një fotografie ku shihet Kadri Shala me Fatmir Limajn dhe vajzën e tij, Hajrie Shalën.

    “Çka ka lidhje kjo? Ai është një aktivist që ka votuar Nismën që ka qenë aty. Krejt e padrejtë është që vajzën me vu aty me një rreth, është krejt joprofesionale. Po dalim në atë që thamë se po ka një tendencë, vajza ndoshta nuk ka asnjë lidhje me veprimin që është bërë”.

    “Kjo është joprofesionale me kthye këtë për klikime, në fund ajo nuk ka asnjë përgjegjësi. Tani sa fotografinë e bëjmë ne ka njerëz që janë në burg”.

    Limaj ka treguar se si e bëjnë ata përzgjedhjen e këshilltares së zëvendëskryeministres.

    “Ne kemi disa kritere siç i bëjnë edhe partitë tjera, vajza për të cilën po flas është duke doktoruar në psikologji. Është zonjë aktiviste ne promovimin e gjinisë femërore, është e martuar është nënë e fëmijëve. Plus ai tani që pash në fotografi nuk ka punuar asnjëherë në shtet”.

    “Jemi në ditën e parë sot kemi informacione e para. Unë jam viktimë i këtyre sendeve mua mu kanë futur 100 policë në shtëpi pa urdhër gjyqësor”.

    “Tema është se a ka hyrë sot diçka në sistem, a ka diçka përtej kësaj, a ka diçka të planifikuar, lejani këtë punë drejtësisë”.

    “Nëse kjo grua nuk një të kaluar që e ka shkel ligjin, e ka profesionin e saj, ka sukses në profesionin e saj pse mos të jetë këshilltare”.

    “Me hy tek ajo se çka mundet me ndodh më tej nuk janë partitë politike që munden me përcaktua atë se çka mundet të ndodh në të ardhmen”, ka thënë Limaj në KlanKosova.

    Kredi me afat rekord të shqyrtimit dhe aprovimit
    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2024
    Njësia e Antidrogës së Policisë së Kosovës kanë zhvilluar sot një aksion në rajonin e Prizrenit dhe Gjakovës. Gjatë bastisjeve në këto...
    Lajme28 Mars 2024
    Ish-deputeti i VV’së, Fatmir Humolli ka folur nëse Bedri Hamza ka mundësi ta mposhtë Albin Kurtin.Por, sipas Humolli garat duhet të bëhen...
    Lajme28 Mars 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës “është dashuruar” në frazën “Hajnat n’burg” – frazë kjo e përdorur shumë nga Lëvizja Vetëvendosje sa ishte në...
    Të tjera
    Vip28 Mars 2024
    Këngëtari dhe moderatori, Robert Berisha ka treguar aftësi edhe si fermer shumë i mirë. Ai së fundi është bërë pjesë e “Ferma...
    Lajme28 Mars 2024
    Në mungesë kuorumi, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të miratojë themelimin e komisionit hetimor parlamentar për tenderët njëburimorë. Në sallë ishin të...
    Opinione28 Mars 2024
    Nga: Albert Prenkaj Situata e re e krijuar me inkursionin ushtarak rus në Ukrainë dhe mundësia e derdhjes së konfliktit në Ballkan...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    EMSC njoftoi se të mërkurën në mbrëmje, rreth orës 22:19, veriu i Italisë u godit nga një tërmet i fortë. Sipas njoftimit...
    Vip28 Mars 2024
    Aludimet se banorët e BBV3 komunikojnë me të afërmit e tyre jashtë po shtohen dita ditës. Para pak kohësh, një video virale...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka bërë homazhe pranë lapidarëve të familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu, në 25–vjetorin e vrasjes së tyre....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.