Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj dhe shefi i zyrës së BE në Kosovë, Tomáš Szunyog flasin për zhvillimet aktuale në vend

    FrontOnline
    2 vite më parë

    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka zhvilluar sot një takim virtual me shefin e Zyrës së BE-së, njëherësh përfaqësuesin special të BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog.

    Me të, Limaj ka diskutuar për zhvillimet aktuale në vend, me theks të veçantë, zhvillimet me Gjykatën Speciale, liberalizimin e vizave për qytetarët tanë dhe dialogun Kosovë-Serbi dhe situatën me pandeminë Covid-19.

    Limaj gjatë këtij takimi virtual ritheksoi çështjen se, integrimet evropiane janë: përcaktimi dhe orientimi ynë si shtet dhe se zvarritja e procesit të liberalizimit të vizave është shumë i panevojshëm dhe si rrjedhojë po krijon edhe pakënaqësi të qytetarëve tanë.

    Po ashtu, Limaj pret që BE sa më parë të jetësojë këtë proces në mënyrë që të rinjtë tanë të lëvizin të lirë nëpër vendet europiane.

    Ndërsa, lidhur me procesin e dialogut me Serbinë, kryetari Limaj tha se nevojitet një agjendë e qartë dhe me afat caktuar, në mënyrë që të arrihet deri te marrëveshja përfundimtare me njohje reciproke mes dy vendeve.

    Në anën tjetër, gjatë këtij takimi virtual, Szunyog, shprehi gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me institucionet e Kosovës në funksion të jetësimit të agjendës së integrimit europian, forcimin e sundimit të ligjit, si dhe për të tejkaluar sfidat që ka sjellë pandemia COVID-19.

    Nesër këto zona do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Lajme25 Mars 2023
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti të dielën do të jetë për vizitë zyrtare në Shqipëri. Ai atje do të zhvillojë...
    Lajme25 Mars 2023
    Kategoria e pensionistëve në vendin tonë po vazhdon të mbetet sfidë në vete. Pensionet e tyre janë më të ultat në rajon....
    Lajme25 Mars 2023
    Ikja e profesionistëve shëndetësor, inflacioni shumë i lartë e ndërprerja e investimeve kapitale, janë disa nga dështimet që i përmendin Partia Demokratike...
    Të tjera
    Vip25 Mars 2023
    Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë bërë dy nga personazhet më të dashur të Big Brother VIP Albania. Ata pas festës së...
    Vip25 Mars 2023
    Olta e ka quajtur Kristin naiv. Ajo ka thënë se e tepron me faktin që do të tregojë shpesh herë se sa...
    Lajme25 Mars 2023
    Përfaqësuesit e shoqatave të të zhdukurve në Kosovë, po e konsiderojnë si shumë të pa qartë dakordimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në...
    Lajme25 Mars 2023
    Partia Demokratike e Kosovës sot do të mbajë konferencë për media. Në njoftimin e kësaj partie, bëhet e ditur se konferenca do...
    Lajme25 Mars 2023
    Partia Socialdemokrate do të mbajë sot protestë kundër marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë, të arritur në Ohër më 18 mars. Në...
    Lajme25 Mars 2023
    Përmes një njoftimi dërguar mediave, KEDS, ka njoftuar për punime në rrjet. Në njoftim bëhet të ditura qytetet dhe koha kur pritet...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.