Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas ftesës për intervistim nga Gjykata Speciale për presidentin Hashim Thaçi.
Kreu i Nismës ka shkruar në Facebook, se çmon gatishmërinë e presidentit për t’iu përgjigjur pozitivisht ftesës së Gjykatës Speciale për intervistim.
Limaj thotë se është dëshmia më e qartë se ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk i kanë ikur asnjëherë ballafaqimit me drejtësinë sa herë që kjo i është kërkuar dhe do t’i përgjigjen çdo kërkesë që vjen nga sistemi i drejtësisë.
Postimi i Limajt:
Çmoj gatishmërinë e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, për t’iu përgjigjur pozitivisht ftesës së Gjykatës Speciale për intervistim. Kjo është dëshmia më e qartë se ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk i kanë ikur asnjëherë ballafaqimit me drejtësinë sa herë që kjo i është kërkuar dhe do t’i përgjigjen çdo kërkesë që vjen nga sistemi i drejtësisë.
Presidenti Hashim Thaçi ka bërë të ditur se të hënën do të udhëtojë drejt Hagës për t’u intervistuar si i ftuar nga Prokuroria Speciale, ftesë e cila vjen pak kohë pasi kjo e fundit ka publikuar propozim-aktakuzën për kinse krime lufte.

Të tjera
-
14:27 | 18 Gusht 2022
-
14:22 | 18 Gusht 2022
-
14:13 | 18 Gusht 2022
-
14:11 | 18 Gusht 2022
-
14:07 | 18 Gusht 2022
-
14:05 | 18 Gusht 2022
-
13:58 | 18 Gusht 2022
-
13:47 | 18 Gusht 2022
-
13:40 | 18 Gusht 2022
-
13:36 | 18 Gusht 2022
-
13:32 | 18 Gusht 2022
-
13:22 | 18 Gusht 2022