×
  • Lajme
  • Lajme

    Ligji për Rimëkëmbje kaloi vetëm në lexim të parë, votohet sërish pas dy jave

    FrontOnline
    12 Tetor 2020

    Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike i cili u votua sot nga 64 deputetë, pritet të kalojë në lexim të dytë pas dy javësh.

    Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Express shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

    Në herën e shtatë që u hodh në votim, sot në Kuvendin e Kosovës kaloi projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike.

    Mirëpo, për të kaluar në lexim të dytë, shefi i deputetëve të LDK’së thotë se duhet të pritet dy javë.

    “Unë kam propozuar që sot të bëhet edhe leximi i dytë me arsyetimin se të gjitha grupet dhe deputetët janë të gatshëm që të propozojnë ndryshimet e mundshme, ky propozim i imi duhet të përkrahet nga 2/3 e deputetëve të pranishëm (gjë që nuk ndodhi në seancë), mbetet që pas dy javësh ta kalojmë në leximin e dytë”, ka thënë Gashi.

    Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike, ndër të tjera, do t’u mundësonte qytetarëve kontributpagues të tërheqin 10 për qind të mjeteve nga llogaria e tyre në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Janar 2025
    Rrjeti i organizatave joqeveritare, AVONET ka shprehur shqetësim të thellë në lidhje me zhvillimet e fundit në Komisionin e Pavarur për Media...
    Lajme18 Janar 2025
    Hysni Gucati ka marrë besimin e anëtarëve të OVL UÇK-së për ta drejtuar këtë organizatë përsëri për një mandat të ri. Ai...
    Lajme18 Janar 2025
    Sot, komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, u takua me shefen e Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, Nathalie Loiseau në Prishtinë....
    Të tjera
    Lajme18 Janar 2025
    Sot, komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, u takua me shefen e Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, Nathalie Loiseau në Prishtinë....
    Vip18 Janar 2025
    Milaimi duket se po i shkon mirë muhabeti me Xhenetën, brenda shtëpisë më të famshme në vend. Madje ai i bëri edhe...
    Lajme18 Janar 2025
    Ish drejtuesit e t Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj shpallën kandidaturën e...
    Lajme18 Janar 2025
    Petrit Selimi, analist, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar fushatën elektorale, që tashmë ka hyrë në javën e dytë....
    Bota/Rajoni18 Janar 2025
    Kur këtë të premte bëhen dy muaj nga vdekja e Martin Canit, u zhvillua një protestë pranë shkollës së tij “Fan Noli”,...
    Sport18 Janar 2025
    Real Madrid ka pasur një sezon të vështirë deri tani, dhe për këtë arsye ka pasur presion të madh mbi Carlo Ancelotti...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.